Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shenjat/ Depresioni, ja nga se shkaktohet

2016/08/03 at 9:31 AM
në -Shëndeti, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shenjat/ Depresioni, ja nga se shkaktohet

Është bërë një zhvillim i madh drejt të kuptuarit të biologjisë së depresionit. Shkencëtarët kanë identifikuar 15 rajone të gjenomit që lidhen me sëmundjen depresive.


Ata kanë kryer një studim të gjerë të gjenomit, ku përfshinë rreth 500 mijë persona, duke krahasuar ndryshimet gjenetike të personave që kishin vuajtur nga simptoma depresive me të atyre që nuk kishin provuar simptoma të tilla.
Me zbulimin e rajoneve të reja të gjenomit shkencëtarët do të kenë mundësi të vëzhgojnë gjenet specifike të depresionit.Deri më tani, kjo ka qenë e vështirë për shkak se përfshihen qindra e mijëra variante gjenetike që shkencëtarët dyshojnë. Secili gjen, thotë Roy Perlis, jep një sasi të vogël të rrezikut të zhvillimit të depresionit.

Dr. Perlis është Drejtor i Qendrës për Barna Eksperimentale në Massachusetts General Hospital në Boston, dhe bashkë-autor i një studimi mbi këtë çështje në revistën Nature Genetics. Ai thotë se njerëzit e shëndetshëm kanë disa prej këtyre variacioneve, por depresioni mund të shfaqet nëse përfshihen gjene të mjaftueshme.

Rreziku i zhvillimit të një çrregullim të madh depresiv, thonë ekspertët, është diku nga 15 deri në 20 për qind. Simptomat e depresionit janë të ndryshme; nga trishtimi, humbja e oreksit, pa kënaqësia në jetë dhe ndryshimi pa shkak i emocioneve.

Deri më tani, dr. Perlis thotë se studimi është përqendruar në një numër të vogël të objektivave në tru. Të dhënat e përfshira në studimin e fundit kanë ardhur nga një organizatë e quajtur ‘23andMe’, e specializuar në krijimin e profileve gjenetike për njerëzit që duan të mësojnë më shumë në lidhje me prejardhjen e tyre.

Në këtë rast, informacioni ishte nga individë me prejardhje evropiane të cilët pranuan të marrin pjesë në studim. Shkencëtarët analizuan gjenomin e pjesëmarrësve, dhe krahasuan variacionet gjenetike mes të dy grupeve.

Një analizë e detajuar zbuloi më shumë se dhjetë rajone gjenomike që rrisin rrezikun e një personi për depresion, duke përfshirë 17 rajone të veçanta që përmbajnë gjene të implikuar në çrregullimin e gjendjes emocionale. Disa rajone u përcaktuan nga shkencëtarët brenda ose afër gjeneve të përfshira në zhvillimin e trurit. Dy rajone gjenomi ishin identifikuar më parë.

Një nga rajonet për depresion ishte i lidhur me epilepsi dhe aftësi të kufizuara mendore. Një tjetër përmbante një gjen që shkakton kuptim të dobët në tru. Analizat e fundit i identifikuan këto zona si të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me depresionin.

Hapi i ardhshëm, thotë doktor Perlis, është që të shikojmë në grupet e tjera etnike në përpjekje për të identifikuar rajonet e trurit që luajnë një rol në zhvillimin e çrregullimeve të humorit. Ai thotë se shpreson që këto zbulime do të ndikojnë edhe për të ndryshuar perceptimet negative të shoqërisë në lidhje me sëmundjet mendore.

Burimi: VOA

 



Ju sugjerojmë

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe
Bota

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe

6 Gusht, 2025 8:04 pm
Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani
Sport

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

6 Gusht, 2025 7:42 pm
Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Aktualitet

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

6 Gusht, 2025 7:04 pm
Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit
Sport

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

6 Gusht, 2025 6:57 pm
Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit
Aktualitet

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit

6 Gusht, 2025 6:46 pm
“Një milion thirrje në orë”,The Guardian:Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve
Bota

“Një milion thirrje në orë”,The Guardian:Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve

6 Gusht, 2025 6:42 pm
Rekord historik i nxehtësisë në Japoni
Bota

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni

6 Gusht, 2025 6:11 pm
Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie, ekonomia u rrit
Aktualitet

“Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike

6 Gusht, 2025 6:07 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Patos/ Zjarri përfshin pyllin me pisha, era favorizon flakët

6 Gusht, 2025 5:46 pm
India kritikon sanksionet e SHBA: Të padrejta
Bota

India kritikon sanksionet e SHBA: Të padrejta

6 Gusht, 2025 5:40 pm
Para
Foto/ Ky është italiani që humbi jetën në Velipojë. Ja çfarë shkroi pak para aksidentit

Foto/ Ky është italiani që humbi jetën në Velipojë. Ja çfarë shkroi pak para aksidentit

FOTO/ Rike Roçi tregon sa e ka numrin e gjoksit

FOTO/ Rike Roçi tregon sa e ka numrin e gjoksit

Ku qëndron e ardhmja e Lorik Canës?

Video/ Ja si e quajnë mediat zviceriane Lorik Canën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe
6 Gusht, 2025

Kritikat ndaj qeverisë së Izraelit janë shtuar paralelisht me zërat se kabineti i Benjamin Netanyahu po përgatitet për një pushtim...

Lexo më shumë

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani
6 Gusht, 2025

Më në fund është zyrtare. Futbollisti me origjinë shqiptare që përfaqëson kombëtaren e Zvirës, Ardon Jashari, është lojtar më i...

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
6 Gusht, 2025

Rreth një muaj nga nisja e sesionit të ri parlamentar, përfaqësues të ambasadës së SHBA në Shqipëri, janë takuar me...

Lexo më shumë

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit
6 Gusht, 2025

“Demat e kuq” bëhen me trajner të ri pas largimit të papritur të Skënder Gegës, Mladen Milinkoviç është trajneri i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com