Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHENJA TE KOMPROMISIT PS-PD

2015/09/30 at 8:31 AM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
SHENJA TE KOMPROMISIT PS-PD

Nga MENTOR NAZARKO

Marrëveshja e djeshme mes dy partive kryesore në Komisionin e Reformës në
Drejtësi, për një afat që do mundësonte dërgimin e përbashkët të propozimeve në
Komisionin e Venecias, është një shenjë e mirë e normalitetit politik në vend. Vendimi i fundit i opozitës së drejtuar nga zoti Basha për t’u përfshirë në proces edhe cilësisht, me dy këmbët, ishte kontribuuesja kryesore në këtë normalitet.
Në favor të këtij përfundimi janë disa argumente. Së pari, votimi i djeshëm shënon arritjen e një kompromisi politik (ka akoma rrugë përpara) për fatin e një reforme jetike në vend, siç është ajo në Drejtësi, dhe më gjerë akoma, reformës kushtetuese në Shqipëri. Një reformë e përmasave kaq të mëdha sa kjo, s’mund të realizohej vetëm me votat e shumicës parlamentare, megjithëse në themel të saj qëndron ekspertiza, dhe propozimet e një mendimi të përbashkët të ekspertëve të huaj dhe atyre që vijnë nga institucionet kryesore të Drejtësisë në vend. Përfshirja e opozitës, megjithëse me vonesë në proces, do duhej patjetër të sillte një produkt final me markën e saj si ngushëllim për përfshirjen në një proces që si zakonisht, e refuzoi fuqimisht në fillim. Ndaj u gjet një zgjidhje si ajo që, bashkë me propozimet e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë (vendorë dhe të huaj) që do të
shqyrtoheshin nga Komisioni i Venecias të përfshiheshin dhe ato të ekspertëve të opozitës. Për të qenë realistë, kjo përfshirje e politizon në origjinë dhe qartësisht atë tërësi propozimesh që po shkon në Venecia, por kompromiset e momentit të fundit nuk sjellin gjithmonë produkte të përsosura.
Pse e themi këtë? Nëse do donte të përfshihej në proces, duke imponuar konsensus, opozita do kishte mundësi ta bënte këtë në mënyrë cilësore, duke u përfshirë në përcaktimin e metodologjisë së zgjedhjes së ekspertëve që në fillim. Metodologjia s’mund të qortohej politikisht sepse në rastin konkret, ajo s’do të ishte gjë tjetër veçse një set parimesh të përzgjedhjes së ekspertëve nga institucionet vendore dhe aty opozita mund të shoshiste kundërpropozimin qeveritar.
Pavarësisht kësaj mungese të opozitës, metodologjia e shumicës për këtë përzgjedhje nuk ngjan politike: ajo solli në një ekip të madh, ku bashkoheshin grupe më të vogla sipas sektorëve të Drejtësisë, ekspertëve nga institucionet kryesore të Drejtësisë, nga Universiteti publik etj., të cilët nuk janë në kontrollin e qeverisë, me përjashtim të KLD­së, e cila s’donte të përfshihej në proces. Përfshirja me vonesë e opozitës në procesin e reformës e ngushtoi hapësirën për kontributin e saj, pavarësisht se dje ngjau sikur ajo arriti të impononte mendimin
profesional të ekspertëve të vet, pa kredenciale të ngjashme me ato të grupit tjetër që kishte brenda dhe të huaj.
Zgjidhja e përfshirjes së mendimit ekspertues opozitar (ky togfjalësh kërcet në fakt) për t’u shqyrtuar nga Komisioni i Venecias, është thjesht një mundësi për dalje dinjitoze të opozitës nga bojkoti retorik, por mundësitë që ajo të kontribuojë realisht në proces nuk ndryshojnë shumë. Pse? Komisioni i Venecias, në fakt është një apendiks me natyrë ngushtësisht këshillimore i Këshillit të Europës, një organizatë e cila në vetvete e ka humbur rëndësinë e vet për shumë arsye me rënien e Murit të Berlinit. Ky Komision u konceptua në lindjen e vet si një lloj grupi që do të asistonte reformat kushtetuese në tranzicionin e vendeve ishkomuniste,
një detyrë që e kreu për një kohë të gjatë. Sot ai s’ka më rëndësinë që kishte dikur, dhe në fund të fundit ai mbetet thjesht për të asistuar reformën e vendeve si Shqipëria, Kosova, e ndoshta dhe Maqedonia. Me gjasë ka rol më të vogël në ndonjë prej republikave ish­sovjetike. Në këtë asistim, ai thjesht ka karakter këshillimor dhe jo vendimmarrës. Ndaj ky Komision, ku ka edhe përfaqësues shqiptarë si Luan Omari, apo ndoshta dhe Enver Hasani nga Kosova, nuk pritet të
ndajë shapin nga sheqeri, duke u përfshirë në luftën e brendshme politike shqiptare, dhe përkatësisht në betejën e argumenteve të njërës palë apo tjetrës.
Pavarësisht retorikës gjoja të fortë të përfaqësuesit të opozitës Eduard Halimi, fytyra e të cilit dje nuk tregonte shenja fitoreje, kundër përpjekjeve të qeverisë për të shtënë në dorë Drejtësinë, e vërteta është ndryshe. Opozita më në fund hyri në binarët e një procesi themelor për modernizimin e shtetit shqiptar. Interesat e saj politike, interesat private të liderëve të caktuar të saj do të donin që kjo reformë të mos kryhej, por ajo sot s’ka fuqi ta imponojë dot bllokimin.
Kundër këtij bllokimi është rreshtuar fuqimisht bashkësia perëndimore që e asiston Shqipërinë, në veçanti SHBA dhe BE, të cilat kanë financuar procesin, por jo vetëm. Këto dy faktorë e kanë mbikëqyrur procesin në të gjitha kuptimet. Ambasadori amerikan ngjan se është përfshirë personalisht në suksesin e kësaj reforme, ndërsa Berisha është përpjekur të diskreditojë ambasadoren e BE­së, e cila gjithashtu është përfshirë në këtë proces.
Edhe dje, ambasadori amerikan u angazhua personalisht, pikërisht për të siguruar votimin pro të opozitës, si ndodhi në Komisionin e Reformës në Drejtësi. Faktori perëndimor nuk është angazhuar thjesht për cilësinë, por dhe për përmbushjen e afateve në këtë proces, afate me të cilat lidhet modernizimi i brendshëm i Shqipërisë, por dhe integrimi europian i saj. Dje në fakt respektimi i afateve ngjau se mori një garanci shtesë.
Me votimin e djeshëm u zvogëlua ndikimi i mundshëm i LSI­së si faktor në këtë proces. LSI dje ndejti vëzhguese, duke pritur ndoshta me dëshirë që opozita të mos përfshihej, apo që socialistët të refuzonin përfshirjen e propozimeve të opozitës, por kjo nuk ndodhi. Partitë kryesore, pas një teatri të vogël përplasjesh, e gjetën
kompromisin dhe këtu hapësira e LSI­së për ndikim shkoi në zero. Me siguri nuk do të ketë qeveri Rama­Basha, por nën ndikimin amerikan, edhe kundër vullnetit të Berishës dhe ndoshta dhe të Metës, një lloj reforme në Drejtësi ngjan se do të ecë përpara. Është tjetër diskutimi se çfarë reforme pritet.

Ju sugjerojmë

“Sot qava”, Dom Gjergj Meta: Po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur
Te Fundit

“Sot qava”, Dom Gjergj Meta: Po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur

27 Mars, 2023 9:31 am
Si të bëhesh mysliman në Kavajë
Te Fundit

Si të bëhesh mysliman në Kavajë

18 Mars, 2023 5:09 pm
Mimoza Paja, viktima e vetme e një konflikti që nuk do ta marri vesh kurrë
Te Fundit

Mimoza Paja, viktima e vetme e një konflikti që nuk do ta marri vesh kurrë

13 Mars, 2023 7:13 pm
Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot!
Te Fundit

Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot!

13 Mars, 2023 9:54 am
Vodhi librin “Gjuetari i balonave”, gjykata dënon 19-vjeçarin: S’kisha lekë ta blija
Te Fundit

Nga Joy tek lojtarët që lënë gjithçka, gazetarja rrëfen prapaskenat e kazinove

26 Shkurt, 2023 9:03 am
Fotografia e Zelensky-t/Ben Blushi: Rama më dërgoi SMS, do vish?
Te Fundit

Fotografia e Zelensky-t/Ben Blushi: Rama më dërgoi SMS, do vish?

24 Shkurt, 2023 5:15 pm
Aurela e fundit e Mohikanëve
Te Fundit

Aurela e fundit e Mohikanëve

12 Shkurt, 2023 7:14 pm
Vodhi librin “Gjuetari i balonave”, gjykata dënon 19-vjeçarin: S’kisha lekë ta blija
Te Fundit

Vodhi librin “Gjuetari i balonave”, gjykata dënon 19-vjeçarin: S’kisha lekë ta blija

6 Shkurt, 2023 2:12 pm
Sot librat, nesër njerëzit!
Te Fundit

Sot librat, nesër njerëzit!

25 Janar, 2023 7:22 pm
Kur nuk humb shpresën, barka e fatit e gjen limanin e mirëqenies…
Te Fundit

Kur nuk humb shpresën, barka e fatit e gjen limanin e mirëqenies…

22 Janar, 2023 5:16 pm
Para
FOTO-LAJM/Kinezët bashkojnë Metën e Berishën

FOTO-LAJM/Kinezët bashkojnë Metën e Berishën

“Mamin e keni k****”, fëmijët çojnë të atin në burg

Joeli dy vjeç ja urimi Ermalit

Joeli dy vjeç ja urimi Ermalit

Please login to join discussion




TE FUNDIT

Akuzohen si “spiunë” të Rusisë, priftërinjtë ortodoksë refuzojnë të largohen nga Kievi

Akuzohen si “spiunë” të Rusisë, priftërinjtë ortodoksë refuzojnë të largohen nga Kievi
29 Mars, 2023

Dhjetëra klerikë ortodoksë deklarojnë se do të qëndrojnë në manastirin historik të Kievit pavarësisht urdhrave të prerë që kanë marrë...

Lexo më shumë

Sherr në Tiranë, plagoset me thikë 19-vjeçari

Durrës/ Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit, vdes qytetari
29 Mars, 2023

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën "Komuna e Parisit” në Tiranë. Mësohet se gjatë një...

Lexo më shumë

Probleme shëndetësore për Papa Françeskun, shtrohet në një spital të Romës

Probleme shëndetësore për Papa Françeskun, shtrohet në një spital të Romës
29 Mars, 2023

Papa Francesku duket se nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pasi mësohet se së fundmi ai është shtruar...

Lexo më shumë

Noterja mban peng gazetaren, burri i saj dhunon grupin e xhirimit të “Stop”

Noterja mban peng gazetaren, burri i saj dhunon grupin e xhirimit të “Stop”
29 Mars, 2023

Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kishte një tokë arë 5 mijë m2, të cilën ia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com