Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shënim/ U mbaruan varret, s’ke ku varrosësh!

2016/05/06 at 8:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shënim/ U mbaruan varret, s’ke ku varrosësh!

Nga Reldar DEDAJ 


Të gjendur rastësisht në varrezat e Sharrësh, mjafton thjesht të përfytyrosh një skenë orientale të pikturuar shekuj më parë.  Ajo mund të jetë një pikturë arabe, me gjithë legjendat e “Një mijë e një netëve” përfaqësuar në sipërfaqen e saj; mund të supozohet të jetë edhe diç nga një libër i shenjtë që ilustron një skenë me dhjetëra e dhjetëra ngjarje e personazhe të ndërkallura së bashku: një grup xhamish me ngjyrë të trandafiltë pranë një muri gri që na tërheq vëmendjen, pastaj ne vazhdojmë më tej. Dita po fillon të mbledhë, drita po zbehet, ndërsa kur po shikojmë më në thellësi të panelit të gdhendur e kuptojmë se aty ndodhet gjithçka që ka mbi tokë. Atë çfarë ka qenë, atë që është e atë që do të jetë, historia e së shkuarës dhe e së ardhmes, gjërat që kemi pasur dhe shumë syresh do t`i kemi, të gjitha këto na presin në këtë labirinth tragjik, por të heshtur ama.

varre

Jo pa të drejtë, dikush, i ka cilësuar varrezat tona, si qenie sonambul e fabrikuar brenda një ëndrre të mbushur me makthe. Me të vërtetë cilitdo të huaji që i ka rënë rruga nga varrezat tona, me siguri, do jetë ndjerë i tronditur. Është një gjendje që e kemi krijuar vetë, por jo pak na ka tronditur edhe ne. Aty do hasësh një çrregullim të gjithanshëm të organizimit të varreve, si nga pikëpamja e ndërtimeve po ashtu edhe nga vendosja e tyre. Vihen re varre të formave dhe ngjyrave të ndryshme. A thua se përpara Zotit, i pasuri dhe varfëri, nuk do jenë të barabartë. Për të mos folur për vendosjen e tyre nën shtylla të tensionit të lartë dhe çuditërisht shumë pranë vendeve ku toka ka filluar të shembet. Madje në varrezat e Kamzës, thuhet, nga erozioni që ka pësuar dheu është shembur një varr dhe eshtrat e atij të gjorit kanë dalë mbi sipërfaqe të tokës.

images

Në media, pakkush u dëgjua të ankohej në lidhje me gjendjen e krijuar, madje, as se kjo është një mungesë e theksuar vëmendje e pushtetit lokal. Ndoshta po ta mendosh më thellë, për ironi të fatit, nga ata nuk mund të presësh më vota dhe si rrjedhojë i kanë larë me kohë hesapet me buisjen e mbidheshme. Ndërsa me heshtimën e nëntokshme kujdeset tjetërkush…!

Por kjo nuk është asgjë tjetër sesa veçse një panoramë e përgjithshme e kësaj gjendje të krijuar. Vetëm dy vjet më parë, në varrezat e Sharrës dy persona u konfliktuan dhe njëri nga ata gjeti vdekjen nga një breshëri plumbash. Viktima vetëm 38 vjeç humbi jetën se po ristrukturonte një varr në parcelën që ishte në pronësi të familjes së vrasësit.

Sipas tij, viktima po e zgjeronte aq shumë varrin sa po zinte një hapësirë të madhe toke, kur dihet mjaft mirë se në varreza nuk ka më vend. Është, pak a shumë, një histori e ngjashme që ndodh në romanin “Frymë të Vdekura” të Nikollai Gogol, ku personzhi kryesor Çiçikov, rende e rende, për katunde për të blerë njerëzit e vdekur. Kjo është një histori e gjallë që të kujton aventurën drejt pasurisë, një aventurë e përhershme e njerëzimit që në pjesën dërrmuese të rasteve, përfundon keq.

Varreza

Në tetë vitet e fundit me rritjen demografike të Tiranës u rrit edhe numri i vdekjeve, të cilat mesatarisht shkojnë, 2800-3000 persona në vit. Me intensitetin e sotëm të vdekjeve, nevojiten rreth një hektar e gjysmë tokë në vit, ndërsa dy vjet më parë është bërë një shpronësim prej 4.2 dynym në Sharrë. Megjithatë, edhe pse u fol për nisjen e projektit të varrezave murale ose siç njihen ndryshe, vertikale me sirtare, ato ende nuk kanë nisur. Eshtrat e 105 italianëve civil që prehen në varrezat e Sharrës dhe që do ishin aplikuesit e parë të modelit të ri të varrezave në Shqipëri, nuk janë paketur dhe askush nuk po ndjehet më për ndërtimin e varrezave murale.

Pyetja është; çdo bëhet më tej? Askush nuk e di.

Sot përveç dhimbjes se ke humbur njeriun e dashur, të shtohet stresi edhe ku do ta varrosësh. Ka zëra, të dyshimta për vërtetësinë e tyre, që bëjnë me dije se shërbimi funeral, pasi verifikon imtësisht regjistrat e të vdekurve dhe me të identifikuar një varr që ka disa dekada dhe pa të afërm ai zhvarroset dhe kundrejt një pagese të majme futet dikush tjetër. Kjo është njëra anë e medaljes, ana tjetër, është nëse nuk e gjen dot një zgjidhje të tillë, ç’do bëhet? “Me siguri, i vdekuri do futet në frigorifer dhe të ruhet aty”, na kthen përgjigje me të qeshur një nga punonjësit e njërës prej agjensive të shumta funerale në Tiranë.

varrezat

Në varrezat e Sharrës mund të kundrosh shumë mosha të reja, varre që përngjasojnë më shumë me lapidarë, me vepra monumentale se sa një simbol kujtese, indentifikimi, thjeshtësie. Të gjallët kanë risjellë aty mendësinë e tyre, frikërat dhe dëshirat. Nga ku mund të vësh re një popull të tërë që mbështetet në idenë e fatalitetit. Mbi një varr të një djali të ri, të moshës 22 vjeçare, shkruhej një epitaf: Të falenderoj e Zot që na e dhe djalin edhe për kaq pak kohë. E kupton menjëherë se shqiptarët janë një popull fatalist, mendojnë se kështu ishte e shkrur dhe s’kishte rrugë tjetër.

Pa e menduar askush aspak se ne kemi çelësin që hap të gjitha epokat, nganjëherë e përdorim paturpësisht, hedhim një sy të shpejtë përmes së çarës së derës, të etur për gjykime gjysmë të gatshme, por edhe mund të afroheshim hap pas hapi, me ndrojtje përball përgjegjësive qytetare, me vullnetin që t`ua shkulim të vdekurve të fshehtën e tyre jo pa vështirësi. Të pranojmë vështirësinë tonë, që këtej duhet të fillonim?

myrale-640x340

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
60-vjeçari vdes në kafene, familjarët: ambulanca 30 minuta vonesë

20 vjeçarja hidhet nga kati 4-t në Tiranë

Me e keqja nuk ka ardhur ende…

Me e keqja nuk ka ardhur ende...

Shikoni si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Shikoni si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}