Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shënim/ Kush hesht për fasadën e stadiumit “Qemal Stafa”?

2016/04/28 at 3:44 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shënim/ Kush hesht për fasadën e stadiumit “Qemal Stafa”?

Nga Dritan Laci


Ka një debat gjithmonë as mish as peshk nga motive që shpesh të çojnë në interesa që fshihen pas meskinizmit, por që në thelb kanë korruptimin material, shpirtëror, degradues, krimbëzues, të qenies njerëzore. Ku heshtja me vetëdije bëhet palë me interesin e ngushtë, edhe pse kjo mund të bjerë në kundërshtim me njohuritë e përvetësuara.

Ky krim i moskallëzuar duket se po bëhet palë edhe me prishjen e fasadës së Stadiumit “Qemal Stafa”. Ku ndërtimi i një stadiumi modern ka gjasa të fshijë njëherë e mirë nga kujtesa arkitekturore edhe këtë pjesë historike-muzeale që i përket ansamblit të Bulevardit të Tiranës, projektuar nga arkitekti fiorentin Gerardo Bosio.

Në fakt po ta shikosh në gjendjen e sotme aktuale, kjo fasadë e cila nuk ka njohur restaurim qyshmoti, nuk është se të jep ndonjë sadisfaksion të veçantë. E mbytur nga pisllëku, shurranjos të bërë tapë që derdhin ku të munden cepave acid klorhidrik, portat hyrëse aspak kohore, etj etj ndoshta këto janë një motiv mëse i mjaftueshëm për të mos ja ndalur sytë ballinës së kësaj fasade.

Por nëse do ti anashkalojmë të gjitha këto dhe do të lexojmë diçka më shumë mbi këtë vepër arti dhe projektuesin e saj, atëherë ndoshta duhet të bëjmë një zbythje në rendjen tonë për ta shkatërruar.

I konceptuar në vitin 1939 si një stadium mermeri, me përmasa olimpike, një arsye e fortë pikësëpari për të ruajtur këtë fasadë është kujtesa arkitektonike e një qyteti.

Tirana në vetvete është një qytet me një moshë relativisht të re, jo më shumë se 500 vjet, ndërsa zhvillimi urban modern i këtij qyteti është akoma edhe më i ri, aq sa nuk e ka mbushur ende shekullin e parë të jetës.

Dhe pikërisht kjo fasadë e stadiumit, falë edhe meritës së Gerardo Bosios, ashtu si Korpusi, Këshilli i Ministrave, bulevardi Dëshmorët e Kombit. Ministritë, Hotel Dajti, i gjithë ky ansambël, na ofrojnë dëshminë më kokëfortë të zhvillimit modern të një qyteti.

Dikush thotë, dhe ka fatkeqsisht shumë zëra të tillë mjeranë, se kjo fasadë, pra e stadiumit aktual, nuk vlen pasi është bërë nga fashistët.

Po është e vërtetë.

I gjithë ansambli i Bulevardit ka në funksion një idelogji të caktuar. Madhështinë e Perandorisë Romake, nga ku Musolini synonte të rivitalizonte idenë e tij të çmendur për një Itali mbizotëruese në botë.

Po ç’duhet të bëjmë?

Duhet ta shembim këtë fasadë sepse gurin e parë e vendosi Galeazzo Ciano, dhëndri i Musolinit njëkohësisht edhe i plotëfuqishmi i tij në Shqipëri gjatë pushtimit italian të Shqipërisë.

Duhet ta shembim dhe ta quajmë të pavlerë këtë fasadë sepse e ka projektuar një arkikekt, që edhe sot e etiketojnë si fashist, ndërkohë që e vërteta është se Bosio ishte një djalë shumë i talentuar, që në aq pak vite jetë sa pati, la shumë vepra, të cilat pa ato, Tirana do ishte asgjë më tepër se një qytet më shumë në Tyrqininë ku ishte zhytur.

Po nëse do të hapnim këtë debat, mbi ideologjitë dhe arkikekturat, a nuk do të duhej të mendonim kështu edhe për Pallatin Mbretëror, të ndërtuar në Kodrat e Saukut (Dje Pallati i Brigadave sot Pallati Presidencial).

A duhet ti vinim dërrmën edhe këtij pallati vetëm e vetëm se në brendësi të tij, midis skulpturave, është edhe shpata e Litorit, simbol i fashos (kush ka ngjitur shkallët në katin e epërm, do e ketë parë).

Po ç’duhet të bëjmë?

Ta shembim sepse u ndërtua nga fashot.

Të shembim ministritë se i ndërtuan arkitektë fashistë!!!

Të shembim Pallatin e Kulturës, sepse gurin e parë e ka vendosur ish-sekretari i Parë i Bashkimit Sovjetik, tovarishç Nikita Hrushov!!!

Të shembim Piramidën se projektin e bëri vajza dhe dhëndri i diktatorit Hoxha!!!

Të shembim kryesinë e Kuvendit se aty dikur ishte Komiteti Qendror famëkeq i Partisë së Punës!!!

Po ç’duhet të bëjmë, midis nevojës për të patur një stadium modern dhe ruajtjes së asaj pakgjëje me vlerë që na lanë dhe që akoma sja kemi vendosur kazmën…!!!

Përgjigjen e kësaj pyetje nuk e pres nga interesat meskine, por nga një shkallë më e lartë ndërgjegjësimi, që lidhet me botën akademike shqiptare.

Ata që sot kanë vendosur të heshtin.

Heshtje aspak nderuese për sërën e tyre.

Të dish një të vërtetë, siç është shkatërrimi i një fasade monumentale si ajo e “Qemal Stafës” dhe të mos reagosh, sikundër ju keni zgjedhur sot të heshtni, a nuk është po aq kriminale sa edhe krimi i hedhjes në erë nga ISIS të qytetit të lashtë të Palmirës….?!!!

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
Të uritur për një jetë më të mirë!

Të uritur për një jetë më të mirë!

Foto/ Flaka Krelani në version seksi

Foto/ Flaka Krelani në version seksi

Foto/ Verë dhe pije energjike kontrabandë, dy të ndaluar

Foto/ Verë dhe pije energjike kontrabandë, dy të ndaluar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com