Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shënim/ Kufijtë e letërsisë i vendos secili vetë…

2016/10/29 at 10:43 AM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bob Dylan fitues i Çmimit Nobel në Letërsi

Po të kthehemi pas, pesë mijë vite më parë Homeri e Safo shkruanin poezi që këndoheshin, a nuk është e njëjta gjë edhe për Dylan?!

Kufijtë e letërsisë i vendos secili vetë.

Unë të mijtë i kam të hapur…

Ja pra, që ky vit për çmimin Nobel në letërsi punët rrodhën ndryshe. Si asnjëherë tjetër më parë, Komisioni i Nobelit vendosi t’ia kalojë çmimin një autori këngësh, një këngëtari.

Siç shikohet, bota e letërsisë, nuk paska kufij. Po fare ama. Padyshim që vargjet e këngës së Bob Dylan-it janë dëgjuar dhe shijuar më tepër, shumë më tepër se veprat e Tolstoit, Hygosë apo Markezit.

Pikërisht ky fakt, jo se e bën të jetë atë më superior ndaj këtyre, as nuk e tregon këtë të një lloji race tjetër, të një mjeshtërie tjetër, por gjithsesi e bën pak ndryshe. Nëse kohë më parë, mund të mendonim se të fitoje Nobelin në letërsi duhej të ishe autor veprash, të ishe vlerësuar si i tillë, kritika të kishte shkruajtur rreth tyre, vjen një kohë tjetër që letërsia, ajo që ka në qendër të gjithçkaje botën e brendshme të njeriut, si me magji e thyen këtë mendim.

Po, po letërsia nuk ka kufij. Pikërisht ca vargje të shkruara me shpirt, nën efektin e një gote të mbushur me alkool të hedhura në fletë të bardhë kuturu, të gatshme për të pritur telat e hollë të kitares që lëvrojnë nga gishtat e tij, është magjia e kësaj radhe që bëri ndryshimin, që thehu tabutë e një bote që ende nuk ka fund.

Pavarësisht kësaj, vetë bota e ka ende shumë të vështirë të levizë. Kishin shkruar kohë më parë se Bob Dylan është i madh sepse është një muzikant i madh, dhe kur komisioni i Nobelit ia jep çmimin për letërsi një muzikanti, humbet një mundësi për të nderuar një shkrimtar.

Ndërkaq, disa të tjerë, shkruan: Duke ia dhënë çmimin Nobel një romancieri ose një poeti, është një mënyrë për të pohuar se poezia dhe romani ende vlejnë, se ato janë përpjekje e rëndësishme e njeriut, që meritojnë njohje ndërkombëtare.

Në fakt letërsia, pavarësisht mendimeve të ndryshme rreth faktit, është shumë më tepër se kaq. Kaq e vështirë ka qenë edhe kohë më parë. Lista e pranueshme e termave poetikë në kohën e periudhës neoklasike të romantizmit ka qenë mjaftë e kufizuar.  Inventarin e saj tradicional e përbënin: hëna, liqeni, bylbili, shkëmbi, trëndafili, kështjella e të tjera simbole.  Romantikëve nuk u lejohej as në ëndrra ta braktisnin këtë rreth tradicional.

Po sot, çfarë është poezia? Është gjithçka tjetër, përveç kufizimit. Ajo nuk ka qeli dhe për më tepër botën nuk e sheh nga dritarja e saj.

Meqë ra fjala, ylli i muzikës ka konfirmuar se do të jetë prezent për të pranuar zyrtarisht këtë çmim në ceremoninë që do të mbahet më 10 dhjetor, e që është hera e parë në histori që e fiton një muzikant.

Reldar Dedaj/ Opinion.al/

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Favoret seksuale/ Dëshmia e gruas: Pse vendosa ta regjistroja gjyqtarin

Favoret seksuale/ Dëshmia e gruas: Pse vendosa ta regjistroja gjyqtarin

‘Bomba’ e FBI për hetime, Hillary Clinton thyen heshtjen. Ja si reagon

‘Bomba’ e FBI për hetime, Hillary Clinton thyen heshtjen. Ja si reagon

Partizani- Skënderbeu, policia “blindon” Elbasanin

Partizani- Skënderbeu, policia “blindon” Elbasanin

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com