Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shënim/ A po i “trembet” PD ligjit të Vetting-ut?

2016/09/21 at 6:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha cakton drejtuesit në 12 qarqe, jashtë Topalli e Patozi

Partia Demokratike ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e ‘Vetting’-ut, një ditë pasi hyri në fuqi.


Referuar PD-së, ky ligj, i jep qeverisë kontrollin politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi është shprehur se: “Ligji i ‘Vetting’-ut është një ligj që ka probleme thelbësore me Kushtetutën. Sigurisht që ne kemi studiuar të gjitha aspektet, me të cilat ky ligj mund të përballet në Gjykatën Kushtetuese.

Nga burime konfidenciale, mësohet, se ligji i ‘Vetting’-ut është miratuar, gërmë për gërmë, sipas rekomandimeve të dy misioneve teknike të asistencës së BE-së dhe SHBA-së, si dhe, drafti i shqyrtuar u hartua nga ekspertët ndërkombëtarë në përputhje të plotë me kushtetutën e re, ndërsa, deputetët e mazhorancës në komision, nuk kanë prekur qoftë edhe një nen të vetëm.

Nga ana tjetër, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj tha për ‘Report Tv’, se opozita nuk ka për t’u bërë pëngesë në realizmin e një reforme kaq të rëndësishme.

“Fakti që opozita mëse një herë ka ngritur pretendimin që për ligje të caktuara do të shkojnë në gjykatën kushtetuese nuk besoj që kjo duhet të përbëjë një merak për të mos realizuar në kohën e duhur të gjithë atë çfarë kërkohet nga ne për të realizuar ose nga komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi. Ajo është zgjedhje e opozitës le të shohim si do t’i ushtrojë opozita këto. Nuk do të krijohet asnjë ngërç. Fakti që opozita kërkon të punojë me një shpejtësi të ndryshme me atë të cilën kërkon të punojë qeveria nuk ka për tu bërë pengesë në realizimin e një reforme kaq të rëndësishme”, është shprehur Felaj.

Procesi i rivlerësimit të figurës së gjykatësve e prokurorëve në sistem, aktualisht, do jetë tërësisht në duart e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i koordinuar nga Brukseli që do të emërojë në krye të tij një prej zyrtarëve me përvojë.

Ky Operacion ka marrë të drejta të plota për të mbikqyrur procesin, mbledhur të dhëna përmes hetimeve brenda e jashtë vendit dhe në koordinim të ngushtë me agjenci ligjzbatuese në Evropë e SHBA.

Në fakt, a është kjo,  pika e fortë kyçe e kontestimit të PD-së?

Deri më sot, prokurorë e gjykatës në sistem, nuk janë hetuar kurrë seriozisht, janë përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe kanë vënë e transferuar para të paligjshme, krijuar nga kjo veprimtari.

Por secili prej tyre individualisht dhe në grup-si trupa hetuese e gjykuese, kanë kryer shërbime të qarta “ligjore” për politikën, duke ndërtuar një sistem të qartë të pandëshkueshmërisë që është sot problemi më i madh për Shqipërinë./Opinion.al/

 

Etiketa: arsyejaPDtrembetvettingu


Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

23 Dhjetor, 2025 11:49 pm
Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
-U tha në Opinion

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

23 Dhjetor, 2025 11:03 pm
“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
Aktualitet

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

23 Dhjetor, 2025 11:01 pm
Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Kronikë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

23 Dhjetor, 2025 10:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

23 Dhjetor, 2025 9:55 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

23 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Para
“Eurovizion” për herë të parë përjashton një shtet nga gara

Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurovision 2017

Arrestohet çifti i bashkëshortëve, shfrytëzonin një grua për prostitucion

“Do të vras”, vajza vlonjate kërcënon biznesmenin italian

Ja çfarë i bashkon Stresin dhe Noizyn

Ja çfarë i bashkon Stresin dhe Noizyn
















TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
23 Dhjetor, 2025

Këtë të martë në emisionin “Opinion”, ishte Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani. Në këtë intervistë, Shabani iu përgjigj...

Lexo më shumë

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
23 Dhjetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me hetimet e drejtësisë ndaj Ergys Agasit dhe rolin e tij në takimet...

Lexo më shumë

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
23 Dhjetor, 2025

Biznesmeni Gerond Meçe u rrëmbye për t’u kërcënuar që të tërhiqej nga tenderat e AKSHI-t. Emisioni Në Shënjestër”, nxjerr detaje...

Lexo më shumë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
23 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje dalin nga dosja hetimore e AKSHI-t, ndërsa emisioni i gazetares Klodiana Lala në News 24, publikoi këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com