Kronikë

Shëngjin/Gruaja afgane qëllon me thikë bashkëjetuesin 33-vjeçar pas konfliktit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:43 - 23/10/21 |
Opi Nion

Ky është 33-vjeçari afgan, i cili u qëllua me thikë nga bashkëshortja e tij mesditën e kësaj të shtune në Shëngjin.

Ngjarja ndodhi në ambientet ku janë akomoduar refugjatët afganë në zonën e plazhit në qytezën e Shëngjit, ku si pasojë e një konflikti në çift, shtetësja 26-vjeçare nga Afganistani me inicialet Z.K ka plagosur bashkëjetuesin e saj afgan me inicialet M.K.

Si pasojë e goditjes me thikë 33-vjeçari ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës ku dhe po merr ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht plaga nuk ka qenë e thellë dhe burime nga spitali i Lezhës bëjnë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por policia njoftoi se bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes çiftit.

Gjithsesi grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Tv Klan

Pas