Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

Deri në 40 persona paraqiten çdo ditë në qendrën shëndetësore në Shëngjin.

Janë qytetarë të grupmoshave të ndryshme, kryesisht të moshuar të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Fluksi është çdo ditë e në rritje.

“Pesë ditët e fundit është shtuar shumë numri i të sëmurëve që vijnë me pickim nga bleta, me tension të lartë, me hipotension, gjendje të fikët, me kolika renale. Të gjitha këto simptoma vërehen më shpesh.”

Bluzat e bardha këshillojnë pushuesit që të shmangin daljet në orët e pikut kur janë edhe temperaturat më të larta.

“Nga ora një e gjysmë deri në tre, apo katër të rrinë në shtëpi, sidomos moshat e treta dhe fëmijët e vegjël sepse kemi pasur edhe raste të goditjes nga dielli, djegie nga dielli.”

Pavarësisht fluksit, situata është përballuar.

“Në të dyja qendrat shëndetësore verore, janë dislokuar autoambulancat për të qenë në shërbim të plotë 24 orësh, për t’ju përgjigjur çdo telefonate që mund të kenë vizitorët.”

Veç Shëngjinit, qendra shëndetësore verore është hapur edhe në Tale dhe janë në funksion që prej 1 qershorit.

Klan News




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT