Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shengeni Ballkanik”/Vuçiç:Vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë

2019/11/10 at 12:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Shengeni Ballkanik”/Vuçiç:Vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë

Sot në Ohër u zhvillua takimi mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të “Mini Shengenit Ballkanik”.


Pas përfundimit të takimit, tre liderët kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat. I pari që mori fjalën ishte, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev. Ai u shpreh se plani i projektuar prej tij, Vuçiç dhe Rama, parashikojn lëvizjen e qytetarëve të tre vendeve të lëvizin vetëm me e kartë ID.

“Plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni,”-tha Zaev.

Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur se vendimet e  marrë sot , janë shumë të rëndësishme për Serbinë dhe rajonin.

Ai tha se nga kjo marrëveshje të tre vendet do të kursejnë rreth 260 milion dollarë, Vuçiç theksoi se falë këtij pakti qytetarët shqiptar dhe ata serb do të mund të hyjnë në shtetet respektive vetëm me letërnjoftime.

“Mini-Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë. Mund t’ju them se 260 milion euro do të jetë kursimi nga kjo marrëveshje. Shpresojmë që në të ardhmen të behën pjesë edhe disa vende të tjera. Do shikohet sa e rëndësishme do të jetë për një prodhues nga Jugu apo Veriu që t’i eksportojë ato. Për më pak se një vit e gjysme do të mundës të shihni rritjen e investimeve në përqindje për të tre vendet. Do të kemi mundësi që të hyjmë në Shqipëri dhe shqiptarët do të hyjnë në Serbi vetëm me letërnjoftime. Në Beograd keni leje gjithashtu nëse fluturoni në Tiranë, nuk do ju pyes njeri se ku do të shkoni. Nuk i maltratojmë qytetaret që vijnë, sepse duam të rrisim numrin e të huajave që do vijnë në vendet tona”, tha Vuçiç.

Dokumenti i firmosur në Ohër nga Rama-Zaev dhe Vuçiç

Ne, liderët nga Ballkani Perëndimor, u takuam sot në Ohër për të diskutuar avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duke eliminuar barrierat e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, dhe për rrjedhojë deklarojmë si vijon:
1.Objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor 6, dhe asnjë alternativë tjetër për këtë synim nuk është e zbatueshme për rajonin.

  1. Përderisa të gjithë ndajmë vlerat evropiane, kemi punë për të bërë drejt sjelljes së standardeve evropiane në shoqëritë tona respektive. Si përfundim, ne përsërisim përkushtimin tonë që të implementojmë të gjitha reformat e domosdoshme dhe të arrijmë gradualisht të kemi përafrim të plotë me këto standarde.
  2. Ne konfirmojmë që procesi i pranimit është mjeti më i mirë transformues në dispozicion për të siguruar prosperitet dhe progres në shoqëritë tona, por po ashtu sigurues i një konvergjence më strukturore dhe efektive mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
  3. Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se bashkëpunimi rajonal, përfshirë integrimin ekonomik është pjesë integruese e të gjitha përpjekjeve tona për të siguruar progres, prosperitet ekonomik e luftimin e sfidave aktuale; duke kujtuar edhe rëndësinë e shtimit dhe lehtësimit të kontakteve mes njerëzve.
  4. Kemi konfirmuar se këto përpjekje shkojnë dorë për dorë me ambiciet tona për anëtarësim në BE.
  5. Kemi mirëpritur arritjet e bëra në fushën ekonomike rajonale përmes Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe punën që po bëhet aty, por edhe në iniciativat e rëndësishme rajonale, përfshirë RCC-në dhe Ceftan.
  6. Kemi theksuar dhe mirëpritur rolin e Procesit të Berlinit si katalizator i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal.
  7. Prandaj, jemi pajtuar të përshpejtojmë integrimin rajonal përmes masave tashmë të vendosura në mënyrë që të arrijmë rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët tanë sa më shpejtë që të jetë e mundshme. Për më tepër, jemi të vendosur të sigurojmë se këto masa po implementohen në mirëbesim nga të gjithë ne, brenda strukturave aktuale (për shembull, MAP REA, Cefta, RCC etj).
  8. Ne konfirmojmë që kontakti qytetar-qytetar është një hapësirë ku mund të kemi rezultate të shpejta dhe të shohim beneficione të dukshme për qytetarët tanë. Prandaj, ritheksojmë vullnetin tonë që të punojmë me prioritet në arritjen e Marrëveshjes për kalimin e kufijve në rajon me letërnjoftime, ashtu që kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në verën 2020. Ne kërkojmë nga Maqedonia e Veriut të udhëheqë përpjekjen dhe ftojmë Këshillin për Bashkëpunim Rajonal të angazhohet në përputhje me kompetencat e saj. Angazhimi me Ballkanin Perëndimor. Kjo përpjekje konsiderohet gjerësisht qenësore në krijimin e mundësive të reja të zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve për gjenerimin e niveleve të larta të zhvillimit në rajon.

Kujtojmë që, Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e këtij Samiti. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, tha se  Kosova nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, që ende nuk e njohin realitetin e saj.

Kryeministri Rama mbërrit ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut ku u prit atje nga homologu i tij Zoran Zaev. Po ashtu ai u takua dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi i parë për “Shengenin e Ballkanit” u zhvillua në Serbi, pak ditë para se Këshilli i Europës të shprehte qëndrimin e tij ndaj çështjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
-U tha në Opinion

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

16 Qershor, 2025 11:20 pm
Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
-U tha në Opinion

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

16 Qershor, 2025 11:07 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
-U tha në Opinion

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

16 Qershor, 2025 10:57 pm
Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025 10:12 pm
Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
Politikë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

16 Qershor, 2025 9:55 pm
Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
Aktualitet

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

16 Qershor, 2025 9:09 pm
Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA
Bota

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

16 Qershor, 2025 9:00 pm
Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Rajoni

Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës

16 Qershor, 2025 8:48 pm
Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar
Aktualitet

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar

16 Qershor, 2025 8:37 pm
Para
Foto/ Miley Cyrus lë gjithçka pas dhe kthehet në…

Miley Cyrus nuk do të këndojë për shumë kohë...

“Shengeni Ballkanik”/ Rama: Kosova u vetëpërjashtua

“Shengeni Ballkanik”/ Rama: Kosova u vetëpërjashtua

“Shengeni Ballkanik”, Rama: Kush flet për një Shqipëri të Madhe, të heshtë

“Shengeni Ballkanik”, Rama: Kush flet për një Shqipëri të Madhe, të heshtë
















TE FUNDIT

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
16 Qershor, 2025

Lindja e Mesme është rindezur nga një tjetër konflikt pas sulmeve izraelite kundrejt Iranit. Izraeli ka deklaruar disa sulme në...

Lexo më shumë

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
16 Qershor, 2025

Analisti Redi Shehu shprehet se në luftën më të re që ka shpërthyer prej katër ditësh, Izraeli është rreziku më i madh,...

Lexo më shumë

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
16 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, në Tv Klan po diskutohet lidhur me përplasjet në Lindjen e Mesme, mes  Izraelit...

Lexo më shumë

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
16 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i ka përjashtuar planet për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com