Rajoni

Shengeni Ballkanik/ Rama-Vuçiç-Zaev ftojnë Kosovën t’iu bashkohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 30/10/20 |
Opi Nion

Kryeministri Rama, homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Zaev dhe presidenti serb, Vuçiç kanë mbajtur sot një video-takim për rifillimin e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal që u prezantua vitin e kaluar, e njohur si “Shengeni Ballkanik”.

Vuçiç dhe Rama e Zaev ranë dakord të ngrenë një grup të përhershëm pune, që do të përfshijë përfaqësues zyrtarë nga secili prej vendeve, me qëllim përshpejtimin e zbatimit të veprimtarive, për të cilat është rënë dakord në kuadrin e nismës së bashkëpunimit të thelluar rajonal.

Ata ftuan zyrtarisht Kosovën që të bashkohet me nismën e “Shengenit Ballkanik” pasi në tre takimet e shkuara, pala kosovare nuk ka pranuar të jetë pjesë e  tyre sepse sipas saj nuk është trajtuar si e barabartë me të tjerët.

Deklarata 

Gjatë takimit online, Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev, theksuan se nisma është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit dhe përbën një bazë të mirë për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për takimin e ardhshëm mbi Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në nëntor në Sofje.

Këtë vit, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkëkryesuese të Procesit të Berlinit.

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord po ashtu se është shumë e rëndësishme që në nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal të marrin pjesë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ata ftuan zyrtarisht Kosovën që të bashkohet me nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal.

Ftesa vjen në vijim të kuadrit të përcaktuar në takimin e Uashingtonit në shtator të këtij viti midis Presidentit serb dhe Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Vuçiç dhe Rama e Zaev ranë dakord po ashtu të ngrenë një grup të përhershëm pune, që do të përfshijë përfaqësues zyrtarë nga secili prej vendeve, me qëllim përshpejtimin e zbatimit të veprimtarive, për të cilat është rënë dakord në kuadrin e nismës së bashkëpunimit të thelluar rajonal.

Udhëheqësit ranë dakord se nisma e bashkëpunimit të thelluar rajonal mund të përdoret për identifikimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë për agjendën e zhvillimit të rajonit, në përputhje me Paketën Ekonomike e të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, tre Liderat u dakortësuan të thellonin bashkëpunimin dhe të linjëzojmë politikat në lidhje me shëndetin publik në kontekstin e luftës kundër Covid-19.

Tre udhëheqësit thanë se shpresonin që, së shpejti, edhe qeveritë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund t’i bashkoheshin nismës. Kështu, mund të arrihet një bashkëpunim më i mirë ekonomik midis të gjitha vendeve të rajonit, çka do të sillte si rezultat rritjen e lirive, tregtisë dhe përgjithësisht, standarde më të mira jetese për të gjithë popujt e rajonit./Opinion.al

Pas