Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shëndetësia në Shqipëri, ekspertët: Nevojitet model i ri i ofrimit të shërbimeve

2023/10/04 at 7:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Shëndetësia në Shqipëri, ekspertët: Nevojitet model i ri i ofrimit të shërbimeve

Në Shqipëri sistemi shëndetësor vijon të përballet me probleme edhe pse vitet e fundit janë bërë përparime. Pagesat e qytetarëve nga xhepi megjithëse kanë paguar kontribute shëndetësore, janë mbi mesataren e vendeve të BE, dhe rëndojnë buxhetin e familjeve.


Disa ekspertë po nxisin diskutime për një model të ri të ofrimit të shërbimeve që parashikon rritjen e sigurimeve shëndetësore, dhe rimburisimin e shërbimeve mjekësore edhe në spitalet private me qëllim për të përmirësuar sasinë dhe cilësinë e tyre.

Autoritetet kanë rezerva për këtë model, ndërsa thonë se po shtojnë kontratat me strukturat private për shërbime që mungojnë në ato publike.

Në Shqipëri, ofrimi i shërbimeve mjekësore bazohet në parimin universal, pra ofrimit të sa më shumë shërbimeve dhe atë të solidaritetit, të ofrimit të disa shërbimeve edhe për qytetarë që nuk kanë paguar kontribute shëndetësore. Por një nga problemet më të prekshme vazhdon të jetë sasia e lartë e pagesave që ata duhet të bëjnë, megjithëse kanë paguar kontributet përkatëse.

Sipas një raporti të fundit të Komisionit Europian, që analizon programet e reformave ekonomike në vendet e rajonit, pagesat nga xhepi në Shqipëri në masën 45% të shpenzimeve totale në shëndetësi, janë dukshëm mbi mesataren prej 15.5% të vendeve të BE. Këto janë të dhënat e vitit 2018, por INSTAT për vitet në vazhdim paraqet shpenzime në rritje të familjeve për shëndetin.

Njohës të fushës mendojnë se ka ardhur koha për një debat publik që i shërben rritjes së nivelit të kontributeve shëndetësore të qytetarëve me qëllim për të shtuar shërbimet dhe cilësinë në sistemin shëndetësor publik. Sipas skemës aktuale mbi 50% të kontributeve paguhen nga

buxheti i shtetit( taska -tatime). Qytetarët paguajnë 3.4% të pagës të ndarë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Ata mund të paguajnë kontribute edhe në shoqëri private sigurimesh.

“Ky nivel është tejet i ulët. Ne praktikisht jemi të fundit në rajon për nivelin e kontributeve direkte të sigurimeve shëndetësore. Masa e tyre është 8-9% në rajon, ndërsa në Kosovë është 7%. Me këtë nivel të ulët qytetarët kanë më pak shërbime cilësore, mjekët paga më të ulëta dhe ka më pak investime. E vërteta i duhet thënë qytetarëve, një nivel më i lartë pagese është shërbim cilësor ndaj tyre. Shëndetësia kushton, ka kosto është e shtrenjtë kudo. Duhet konsensus politik për çështje të tilla për të patur qëndrueshmëri ndër vite”-u shpreh për Zërin e Amerikës, Qamil Dika Pedagog në Faklutetin e Mjekësisë në UMT.

Nga ana e tyre zyrtarët shpjegojnë se politika e rritjes së pagave ka sjellë për pasojë dhe rritjen e kontributeve shëndetësore të qytetarëve. Edhe ekspertët veçojnë hapa pozitiv drejt mbulimit universal të kujdesit shëndetësor si përmes zgjerimit të listës së barnave të rimbursueshme dhe të kategorive që përfitojnë ashtu dhe në drejtim të investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Buxheti për sektorin e shëndetësisë është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit me mbi 80%, por në raport me PBB ai është 3.1%, dukshëm nën mesataren prej 8% të vendeve të BE, ndërsa autoritetet thonë se synojnë ta çojnë në masën 5%. Komisioni Europian vlerëson se sistemi shëndetësor në Shqipëri është i nënfinancuar dhe se kujdesi shëndetësor arrin të marrë 10% të shpenzimeve qeveritare, nën rekomandimin prej 12% të OBSH. Dhe për rrjedhojë financimet e kufizuara kanë bërë që qytetarët të shpenzojnë nga xhepi shpeshherë dhe në rrugë informale.

Sistemi publik shëndetësor financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Modeli është hibrid, një ndërthurje mes atij Beverixh, ku shteti mbulon të gjitha shpenzimet në shëndetësi, dhe atij Bismark ku shërbimet shëndetësore mbulohen nga kontributet e qytetarëve. Në Shqipëri është i zhvilluar dhe sistemi

shëndetësor privat, dhe qytetarët paguajnë nga xhepi për shërbimet që kërkojnë. Por pavarësisht disa përmirësimeve gjatë vitet e fundit, në sistemin publik skema e mbulimit universal është e cënuar.

“Ka sigurisht mangësitë e veta duke qenë një miks i paketave që përdor bota. Një nga mangësitë kryesore është që nuk ofron shërbime universale, ose të gjitha shërbimet. Mangësia tjetër, që ne e ndjejmë të gjithë se detyrohemi të paguajmë edhe nga xhepi për shërbimet shëndetësore lidhet me cilësinë që lë për të dëshiruar në spitalet publike”- u shpreh për Zërin e Amerikës Elisabeta Musta, mjeke në Tiranë.

Për të mundësuar disa shërbime shëndetësore që nuk ofrohen në strukturat shtetërore autoritetet thonë se kanë nënshkruar kontrata me institucione shëndetësore private.

“Shteti për të plotësuar nevojat për ato patologji që nuk mundet t’i mbulojë vetë që janë jetëshpëtuese ka 19 paketa, që qytetarët në bazë të kontributeve të tyre dhe financimeve nga shteti, mund t’i marrin në institucione private shëndetësore siç janë ato të kardiologjisë, dializës, implantit koklear, kataraktit apo radioterapisë. Pra shteti është munduar që çdo vit të plotësojë nevojat në rritje të popullsisë edhe në bazë të zhvillimeve që po bën shkenca mjekësore”- tha për Zërin e Amerikës Mira Rakacolli, Zv. Ministre e Shëndetësisë.

Por mjaft ekspertë në kuadër edhe të përparimit të sistemit privat shëndetësor gjatë dekadës së fundit, po nxisin një debat të ri, në funksion të rritjes së shërbimeve shëndetësore dhe cilësisë duke e parë sistemin publik dhe atë privat si një të vetëm. Ata propozojnë që këto shërbime të mbulohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në të dy sektorët, dhe qytetari të zgjedhë vetë se ku dëshiron t’i marrë ato.

“Ne përmes rritjes së kontributeve nxisim edhe dy elementë të tjerë, që janë futja në skemë e operatorëve privat, duke ofruar shërbim

shëndetësor për qytetarët të mundësuar nga pagesat e fondit publik dhe elemetin tjetër konkurueshmërinë midis dy operatorëve publik dhe privat. Kostoja e shërbimit e kostifikuar nga Ministria e Shëndetësisë i alokohet institucionit ku qytetari zgjedh të marrë shërbim. Këtu do të kishim patjetër një hop cilësor të sistemit tonë shëndetësor. Do të shihet kush performon më mirë sistemi privat apo ai publik. Dhe drejtori i radhës nuk do rrijë aty të shohë tendera po do shohë mekanizmat se si të rrisë performancën”- vijoi Qamil Dika Pedagog në Faklutetin e Mjekësisë në UMT.

Pedagogu i shkencave mjekësore në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Gjergj Koja mendon se një hap i tillë kërkon analiza të kujdesshme pasi pasojat në rast të mosfunksionimit të kësaj skeme janë të rënda.

“Mund të jetë një oportunitet në lidhje me zgjerimin e shërbimeve që skema e sigurimeve shëndetësore mund të mbulojë në të adhmen duke patur parasysh këtë gjë, që praktika e rimbursimit të dializës në spitalet private është një ogur i mirë për t’u marrë në konsideratë për zgjerimin e skemës. Por kjo është një gjë që duhet parë dhe diskutuar mirë, sepse ka raste që përfiton spitali publik por ka dhe raste që vihet në vështirësi publiku ose përfiton spitali privat në kurriz të spitalit publik. Duhet studiuar mirë, duhen parë disa variante të bashkëpunimit, sepse pasojat në rast të mosfunksionimit të kësaj skeme janë të rënda”- u shpreh për Zërin e Amerikës Gjergj Koja, ish Ministër i Shëndetësisë.

E pyetur nga Zëri i Amerikës në lidhje me diskutimet për një model të ri të ofrimit të shërbimeve shëndetësore të rimbursueshme si në spitalin publik ashtu dhe në atë privat, Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ishte skeptike duke dhënë këto argumenta.

“Ky model ka shumë probleme, teknike, mjekësore dhe financiare. Bëhet vështirësisht i kontrollueshëm. Janë eksperienca të ndara me ekspertë ndërkombëtarë, dhe janë këshilla të tyre. Sepse për një diagnozë me një ekzaminim mund të kërkohen disa, sepse përfiton

më shumë të ardhura spitali. Nuk është model i rekomanduar fuqishëm nga ekspertët me të cilët ne konsultohemi për të bërë më të mirën. Është problem kompleks mbarë botëror, po të ishte një model i mirë nuk do ekzistonin 4. Sejcili ka prioritetet dhe mangësitë e veta”- vijoi Mira Rakacolli Zv. Ministre e Shëndetësisë.

Debatet për modelin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore zhvillohen edhe në vendet perëndimore, ku në jo pak raste janë vërjetur mangësi. Por në Shqipëri, ato marrin një përmasë tjetër në kushtet kur shpenzimet qeveritare për shëndetësinë në raport me GDP, si dhe kontributet e qytetarëve janë thuajse sa gjysma e atyre të vendeve perëndimore. Në vitin 2020, sipas një dokumenti të Komisionit Europian për Reformat Ekonomike në rajon, 9.1% e popullsisë, shumë herë më e lartë se mesatarja nga 1.1- 3.3 % e vendeve të BE, raportoi një nevojë të paplotësuar për kujdes mjekësor për shkak të kostos së lartë. Këto shifra sipas ekspertëve tregojnë se pavarësisht përmirësimeve në sistemin shëndetësor, Shqipëria vazhdon të përballet në vijmësi me problemet që lidhen me mbrojtjen financiare të personave me të ardhura të ulëta dhe kategori të tjera vulnerabël./ VOA



Ju sugjerojmë

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
Kryesore

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

31 Maj, 2025 10:59 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
Rajoni

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

31 Maj, 2025 10:34 pm
Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
Bota

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

31 Maj, 2025 10:02 pm
Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
Aktualitet

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

31 Maj, 2025 9:32 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

31 Maj, 2025 9:22 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

31 Maj, 2025 9:04 pm
Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
Bota

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

31 Maj, 2025 8:38 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 Maj, 2025 8:09 pm
VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
Sport

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

31 Maj, 2025 7:55 pm
Para
U lirua nga paraburgimi, kreu i opozitës serbe: Radoiçiç ka marrëveshje me autoritetet serbe

U lirua nga paraburgimi, kreu i opozitës serbe: Radoiçiç ka marrëveshje me autoritetet serbe

Victoria Beckham flet për herë të parë për tradhtinë e David

Victoria Beckham flet për herë të parë për tradhtinë e David

NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve, paralajmëron se depot po zbrazen

NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve, paralajmëron se depot po zbrazen
















TE FUNDIT

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0....

Lexo më shumë

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
31 Maj, 2025

Më shumë se gjysma e të gjitha videove kryesore që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata. Përmes...

Lexo më shumë

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
31 Maj, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena...

Lexo më shumë

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
31 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com