Aktualitet

Shëndetësia bëhet me tre zv/ministra, emërohet këshilltari i kryeministrit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 11/06/20 |
Al Do

Ministria e Shëndetësisë është bërë me tre zëvendës ministra.

Kryeministri Edi Rama ka firmosur dje emërimin e Albert Nikollës në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Pas Mira Rakacollit dhe Bardhylka Kospirit ai bëhet zëvendës ministri i tretë në ministrinë e drejtuar nga Ogerta Manastirliu.

Albert Nikolla ka qenë këshilltari i Kryeministrit Edi Rama për çeshtjet sociale dhe ka qenë mjaft aktiv në realizimin e “Paktit për Universitetin”.

Ai emërohet në një kohë që shëndetësia po përballet me sfidat e vështira të pandemisë së koronavirusit.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Albert Nikolla emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thekson vendimi i Qeverisë. /Opinion.al

Pas