Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar duke e cilësuar atë “një barbari kulturore”.
Në një status në Facebook, Berisha ka postuar mometet e shembjes së godinës nga fadroma. Ai shkruan se këto pamje të kujtojnë “genocidin fetar kulturor te Enver Hoxhes te vitit 1967”.
Rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policore shpërndanë aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe anëtarë të opozitës nga godina e Teatrit. Më pas mjetet e fadromës nisën shembjen e godinës.
Kjo situatë është shoqëruar me tension pasi ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve. /Opinion.al