Shembja e shtëpive në Himarë është shoqëruar me incidente. Policia thotë se është parandaluar një tragjedi, pasi një person tentoi ti vendosë flakën autobotit me gaz. Në ,mbështetje të aksionit të IKMT-së janë angazhuar 163 forca policie, mes tyre dhe FNSH-ja.
Policia: “Aktualisht bëhet me dije se janë prishur 5 objekte. Në ambientet policore është shoqëruar një shtetas për arsye se ka tentuar të shkaktojë zjarrvënie në një autobot me gaz i cili ndodhej në ambientin ku po shëmben objektet. Policia dhe grupet e FNSH-së janë në gatishmëri për mbarvajtjen e aksionit dhe parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal”.
/Opinion.al