Aktualitet

Shembja e ndërtesave në Velipojë, banorët përplasen me policinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 11/06/20 |
Opi Nion

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur sot prishjen e ndërtesave në Velipojë.

Por gjatë aksionit, banorët vendas kanë dalë kundër shkatërrimit të objekteve në pronësi të tyre.

Pas rezistencës së banorëve për të mos lejuar shembjen e subjektit, IKMT me ndihmën e policisë dhe FNSH-së ka mundur të ndërhyjë dhe të rrëzojë ndërtesat.

Për shpërndarjen e qytetarëve, autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës. Policia kërkon që banorët të largohen që të bëhet ndërhyrja.

“Jemi kundër prishjes së ndërtesave tona. Duam vendimin që shprehet për shembjen e objekteve tona”, thonë banorët./ Opinion.al

Pas