-U tha në Opinion

Shembja e maternitetit, Rama: Është goditur nga tërmeti, jo nga qeveria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:06 - 25/03/21 |
el ida

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me projektin e ri të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. I ftuar në emisionin “Opinion” Rama tha se projekti ruan strukturën ekzistuese të godinës dhe se ndërhyrjet kanë qenë të nevojshme për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti.

“Materniteti është goditur nga tërmeti jo nga qeveria, ka raport të Institutit të Ndërtimit. Dhe gjithë ajo pjesë aty, nga pikëpamja strukturore ishte D5, e parikuperueshme. Dhe këto shqepjet janë heqje e pjesës që ishte imediatisht e rrezikshme, niveli i fundit.

E dyta. Nëse shef projektin e ri dhe shef godinën ekzistuese është e njëjta; është përsëritje e strukturës së tullave me shtesën tjetër me xham që është një shtesë për arsye utilitare, që bëhet rëndom. Dhe sigurisht që ligji e lejon patjetër dhe një monument ku ti ndërhyn për arsye strukture, se ra tërmeti dhe nevoja që e kërkon materniteti. Gjurma rikthehet, materiali i tullës rivendoset dhe shtohet një tjetër komponent që nuk është e asaj kohe, që është e nevojshme për ta bërë maternitetin funksional për këto nevoja dhe që kombinon bashkë, të shkuarën me të ardhmen”, tha Rama./Opinion.al

Pas