Sociale

Shembja e gurëve, rrezik për shoferët në këtë aks


               Publikuar në : 13:07 - 17/05/19 |
Al Do

Aksi i rrugës Burrel – Komsi në Bashkinë e Matit është bërë i frikshëm për drejtuesit e mjeteve për shkak të shembjes së disa gurëve të mëdhenj, të cilët kanë rënë në afërsi të rrugës.

Problematika shfaqet edhe në disa vende të tjerat të aksit ku gurë të mëdhenj rrezikojnë mjetet që qarkullojnë.

Shembje ka patur edhe në vendin e quajtur Qaf-Portë. Rruga është nën mirëmbajtjen e një firme e cila deri tani ka bërë pastrimin e kanaleve, prerjen e ferrave dhe mbushjen e disa gropave.

Ky aks ka frekuentim të rreth 5 mijë banorëve që udhëtojnë nga Mati në Komsi.

Rreth dy vite më parë dy vëllezër dhe bashkëshortja shtatzënë e njërit prej tyre humbën jetën në mënyrë tragjike, kur një masiv shkëmbor  ra mbi makinën me të cilën po udhëtonin pranë Torovicës në Lezhë. /Opinion.al

Pas