Ura që lidh fshatin Darzezë me Fierin është shembur të dielën në mëngjes si pasojë e sasive të mëdha të ujit, duke izoluar kështu dy mijë banorë të zonës.
Kujtojmë se ky është një ndër fshatrat më të prekur nga përmbytjet në këtë zonë si pasojë e ujërave të lumit Vjosa.
Mësohet se ura është shembur rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, ndërsa theksohet se janë izoluar 2 mijë banorë të zonës.
Kjo urë është e vetmja që lidh fshatin me qytetin e Fierit.