Një ngjarje tragjike është shënuar në Brazil. 16 persona kanë vdekur dhe dhjetëra rezultojnë të zhdukur si pasojë e shembjes së një miniere hekuri. Shembja e digës ka shkaktuar edhe përmbytje.
Zyrtarë lokalë thanë se diga shërbente për të mbajtur ujërat e ndotura nga punimet e minierës. Pas shembjes uji i pisët vershoi në qytetin e Bento Rodrigues. Operacionet për shpëtimin e njerëzve vazhdojnë.