Aktualitet

Shemben banesa të tjera te “5 Maji”, banorët përplasje me policinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 09/02/22 |
Opi Nion

Mëngjesin e kësaj të mërkure IKTM ka shembur disa banesa në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Por, aksioni i IKMT është shoqëruar me protestë nga banorët, të cilët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre.

Sot pritet të shemben 11 banesa, ndërkohë që pritet shembja e ndërtesave të tjera në ditët në vijim.

Disa prej familjeve kanë pranuar marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës, por disa të tjerë jo, duke kundërshtuar shembjen e shtëpive.

Kjo ka bërë që aksioni i IKMT të shoqërohet me përplasje dhe tension mes banorëve dhe policisë, teksa këta të fundit i kanë nxjerrë banorët me forcë nga shtëpitë, ndërsa fadromat kanë nisur shembjet. E gjithë zona është rrethuar nga forcat e policisë.

 

 

Pas