Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra

2025/07/20 at 10:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra

Komisioneri i Drejtësisë në BE, Michael McGrath, ka ngritur alarmin për rrezikun që paraqesin disa produkte që shiten në platformat kineze Shein dhe Temu.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ai ka paralajmëruar masa të ashpra, pasi shumë prej tyre rezultojnë të rrezikshme për shëndetin dhe shkelin ligjet europiane.

Ndër rastet më shqetësuese janë “qetësuesit për foshnja me rruaza që bien lehtësisht”, duke krijuar rrezik mbytjeje, si dhe rrobat e fëmijëve në tërësi me kimikate të ndaluara, syze pa mbrojtje UV dhe kozmetikë me përbërës të ndaluar që dëmtojnë fertilitetin.

Me rreth 12 milionë pako me vlerë të ulët që hyjnë çdo ditë në BE nga tregtarë online, kryesisht nga Kina, McGrath paralajmëron se do të forcohet kontrolli dhe do të propozohet heqja e kufirit doganor prej 150 euro dhe vendosja e një tarife për çdo pako, për të frenuar blerjet me rrezik dhe për të mbrojtur bizneset europiane nga konkurrenca e padrejtë.

“Duhet të mbrojmë konsumatorët dhe të garantojmë kushte të barabarta për bizneset tona,” ka deklaruar McGrath. Ai pritet ta diskutojë çështjen direkt me autoritetet kineze.

Ndërkohë, Shein deklaron se po investon 15 milionë dollarë këtë vit për të përmirësuar standardet e sigurisë dhe se ka larguar plot 500 shitës problematikë. Nuk ka ende një reagim nga Temu.

Gjatë vitit të fundit, platformat kineze Shein dhe Temu kanë përjetuar një “shpërthim” të shitjeve në Evropë, duke u kthyer në të preferuarit për blerjet online të mallrave të lirë, sidomos veshje, produkte kozmetike dhe sende për fëmijë.

Çmimet tepër të ulëta, reklamat në rrjete sociale dhe ofertat e vazhdueshme e kanë kthyer Temu dhe Shein në fenomene globale. Por ky bum shitjesh ka sjellë shqetësime serioze në Evropë për sigurinë e produkteve, konkurrencën e pandershme dhe mashtrimin me origjinën apo standardet. Vëllimi i porosive të vogla është trefishuar, duke vënë nën presion sistemet doganore dhe rregullat e tregut të brendshëm në BE. tvklan/al

Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Para
Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet tsunami

Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet tsunami

Zjarret në vend, 9 vatra aktive

Situata e zjarreve/MM: 32 vatra në 24 orë, 9 prej tyre ende aktive

Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…

Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje...

TE FUNDIT

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com