Aktualitet

Shehu: Varianti i ri i COVID-19 është prezent dhe në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:32 - 29/01/21 |
Opi Nion

Pavarësisht vaksinimit, e gjithë bota vijon luftën me pandeminë COVID-19, ndërsa zbulimi i varianteve të reja të koronavirusit e përkeqëson edhe më tej situatën.

Lidhur me variantet e reja të COVID-19, ka reaguar ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili shprehet se nuk ka dyshim se mutacionet e koronavirusit të variantit britanik ka ardhur edhe në Shqipëri.

Shehut thotë përmes një postimi në “Facebook” se qeveria po heshte përball një situate të tillë. Ndërkohë, deri tani autoritetet shëndetësore shqiptare janë shprehur se nuk kanë identifikuar asnjë rast me variantin e ri të COVID-19 në vend.

Reagimi

Alarmi per “Virusin e ndryshuar” e “qetesia” alla Zhvejk e Komitetit…ne fakt ne pritje te “zgjimit” te Rames!

Pa asnje dyshim keto forma virusale jane present dhe tek ne, gjetja e tre rasteve ne Kosove te paraprira nga shqetesimet e klinicisteve tane, jane sinjale serioze.

Por cuditerisht perfaqesuesja e atij Komiteti para 48 oresh nuk cfaqi asnje shqetesim per mundesine e pasojat e kesaj prezence, perkundrazi…

Ndersa dy dite me pare vete Kryeministri britanik dha alarmin!

Ne fakt gjendja jone, qe dhe pa kete paraqitet shume e rende, do te perkeqesohet:

–Ky virus me keto ndryshime ka nje shpejtesi perhapje 70% me te larte, pra kaq shtohen rastet e reja, presioni mbi sistemin shendetesor aktualisht te pa organizuar e pa pregatitur.

–Sipas Kryeministrit britanik ky virus ka dhe nje gravitet te semundjes reth 30% me te larte, gje qe do te kerkoje edhe me shume se ai 70%, mjekime speciale, poste spitalore, reanimacioni etj.

Ndersa Kryeministri i yne vazhdon te heshte e Komiteti pa goje ben sikur as shikon e as degjon, kur duhej te veprohej me urgjence:

1-Te realizohen menjehere mbi 7500 teste PCR (molekulare) ne dite, kur dihet se keto ndryshime mund te dedektohen vetem nga ky lloj testimi.

2-Te liberalizohen testet e shpejta qe te gjenden lirshem ne farmaci, klinika, laboratore per te relizuar dhjetra mijra te tilla ne dite.

3-Mjeku i familjes akoma i pa mbrojtur e pa organizuar, duhet te plotesohet e angazhohet.

4-Spitalet periferike, asnje prej te cileve nuk ka klinike Covid operative, duhet te futen ne perballje.

5-Te angazhohen te gjitha postet e Reanimacioneve e te krijohen te reja te standarteve.

5-Te behen te gjitha perpjekjet qe te realizohet vaksinimi i popullesise, ceshtje per te cilen jemi ne fund te Europes dhe me nje perspektive mjaft te erret.

–Sot u miratua nga EMA edhe vaksina AstraZeneca per mbi 18 vjec, nje mundesi e re e madhe kjo, per te cilen duhej te ishte punuar.

Por qe keto te kryhen Shqiperise i duhet nje Kryeminister e Qeveri qe te reagoje menjehere per kete rrezik, sepse koha nuk pret deri me 25 Prill kur kjo do te ndodhe./ Opinion.al

Pas