Kryesore

Shehu: Kuvendi po shkel rregulloren, të mblidhet Konferencën e Kryetarëve për…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:36 - 06/06/22 |
Opi Nion

Deputeti demokrat Tritan Shehu në nisje të seancës plenare i ka kërkuar nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj që të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për të caktuar datën se kur të shqyrtohet rezoluta që ka depozituar Rithemelimi për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Shehu u shpreh se Kuvendi po shkel rregulloren.

“Probleme të rënda procedurale që lihet me mos respektimin e rregullores. Prej shumë ditsh një grup deputetësh kemi depozituar një mocion debat për të njohur gjenocidin serb në Kosovë. Nuk ka asnjë përgjigje, nuk është bërë as Konferenca e kryetarëve, në bazë të rregullores thuhet se duhet të mblidhet brenda tre ditësh. Edhe nëse kryetarja nuk është prandaj jeni ju aty. Lidhet me elementë politikë kërkoj që sonte të mblidhni Konferencën e Kryetarëve dhe të vendosni se çdo bëhet me gjenocidin serb në Kosovë. Kanë paraqitur një kërkese të ngjashme edhe Alibeaj. Nuk ka asgjë të keqe sa më shumë të bashkohemi në këtë kërkesë, të merren masa aq më mirë është i kërkoj atyre që kanë kërkuar këtë rezolutë të ngrenë zërin, të protestojnë, të bërtasin, për një shkelje të rëndë të rregullores dhe u kërkoj kolegëve ta bëjnë dhe të mos rrimë si fija barit para presionit qeveritar”, tha Shehu.

Pas