Politikë

Shehaj: Rama ka dërguar policinë në biznesin tim për të më intimiduar, unë nuk do hesht



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:04 - 20/10/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka akuzuar në Kuvend kryeministrin Edi Rama se ka dërguar policinë në bizneset e tij.

Shahaj u shpreh se Policia ka shkuar në bizneset e tij me urdhër të kryeministrit për t’i “mbyllur  gojnë”. Deputet i PD tha se për këtë çështje do e kërkoj të drejtën e tij edhe në gjykatat ndërkombëtare në Strasburg.

 “Vendosa të flas. Kam marrë besimin e njerëzve për të bërë detyrën time. Jam dhe dua të qëndroj në anën e qytetarëve, Nuk mund të pretendoni për të vjedhur me kompani ofshore dhe ne të gjithë të heshtim. Unë nuk marr leje ndërtimi dhe nuk bëj asnjë biznes me oligarkët tua. Bizneset e mia nuk punojnë fare në Shqipëri. Nxjerrja e punonjësve me forcë ishte ajo që Edi Rama bëri. Unë nuk bëj pazare me ju, Të drejtën do e kërkoj në Shqipëri ose në Strasburg. Unë nuk tërhiqem. Nuk jam në shitje. Unë nuk hesht. Këtu më keni. Edi Rama ka dërguar policinë në biznesin tim për të intimiduar dhe për të më mbyllur gojën”, tha Shehaj.

Pas