Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shehaj për sistemin e faturave: 15 milionë euro do të shkojnë në Kroaci

2019/08/05 at 7:51 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehaj për sistemin e faturave: 15 milionë euro do të shkojnë në Kroaci

Agron Shehaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka reaguar për tenderin e sistemit elektronik të kontrollit të faturave.

Ish-deputeti përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se milionat e përftuara prej këtij aktiviteti do të shkojnë në Kroaci në dobi të biznesmenit kroat Hrvoje Čabrajič.

Shehaj deklaron në reagimin e tij, se Čabrajič është një person i cili është akuzuar dhe hetuar për mashtrime si dhe është ortak me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç.

Ndërkohë, sipas ish-deputeti i PD, Milunoviç është këshilltar i kryeministrit Edi Rama, dhe përmes tij një shumë e konsiderueshme parash do të transferohet në Kroaci.

Postimi i Shehajt:

Kujt po i shkojnë në Kroaci, milionat e tenderit të sistemit elektronik te kontrollit te faturave? Para një viti, qeveria shqiptare, pa asnjë studim dhe transpancë organizoi një tender për një sistemi të ri të faturimit për biznesin. Kostoja 15 milionë euro që caktoi qeveria për projektin është disa fish më e lartë se çmimet e tregut për këtë lloj shërbimi.

Qeveria zhvilloi, në 21 shtator 2018, një garë fiktive, ku morën pjesë dy konkurentë fallco që u skualifikuan lehtësisht, duke nxjerrë fitues një konsoricum mes kompanisë kroate Neos doo dhe kompanive shqiptare Jehona Softëare Shpk dhe Datatech shpk.

Në të vërtetë, kompania Jehona Softëare Shpk hyri në tënder për llogari të biznesmenit kroat Hrvoje Čabrajič: në datën 6 shtator 2018, para se Jehona të futej në tender, Čabrijč kishte blerë të gjitha aksionet e Jehonës nëpërmjet një marrëveshje jo publike, e cila u regjistrua në QKB vetëm në janar 2019 (dokumenti në foto). Kjo marrëveshje u mbajt e fshehur në dokumentat e tenderit.

Hrvoje Čabrajič është biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç, i cili është këshilltar i Kryeministrit Rama.

Në Dhjetor 2018, pasi u sigurua kontrata e korruptuar, marrëveshja u bë publike dhe 100% të aksioneve të Jehona Softëare i kaluan Primus Adriatic, kompani e krijuar për këtë qëllim në Dhjetor 2018 nga Hrvoje Čabrajič.

Nëpërmjet kësaj skemë vidhen dhe pastrohen paratë e korrupsionit. Një pjesë e 15 milionë eurove do të shkojnë në llogaritë jashtë Shqipërisë të Čabrajičit, në një skenë të ngjashme me atë atë të përdorur në rastin e DH Albania: 1) sajohet një projekt me kosto të fryer disa fish; 2) bëhet tender fiktiv ku del fitues një konsorcium ku bën pjesë një kompani të regjistruar jashtë Shqipërisë me pronarë të panjohur apo të fshehur dhe pa aktivitet; 3) paratë kalojnë nga buxheti i shtetit tek llogaritë jashtë vendit të kësaj kompanie; 4) nga llogaria e Kompanisë se huaj paratë shkojnë të përfituesi final i korrupsionit.

Prokuroria shqiptare duhet të fillojë menjëherë hetimet për të zbuluar kush janë përfituesit e vërtetë të parave që do riciklohen nga Čabrajič në tenderin korruptiv të faturave elektronike? A do përfundojnë paratë në llogaritë e Edi Ramës, jashtë vendit?/ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit
Bota

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit

11 Korrik, 2025 7:00 pm
Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
Bota

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

11 Korrik, 2025 6:57 pm
700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
Aktualitet

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat

11 Korrik, 2025 6:56 pm
OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit
Bota

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

11 Korrik, 2025 6:47 pm
Hetimet për rrëzimin e avionit zbulojnë se motorët e Air India u fikën nga pilotët
Bota

Hetimet për rrëzimin e avionit zbulojnë se motorët e Air India u fikën nga pilotët

11 Korrik, 2025 6:40 pm
Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend
Aktualitet

Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend

11 Korrik, 2025 6:38 pm
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

11 Korrik, 2025 6:37 pm
Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë
Aktualitet

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

11 Korrik, 2025 6:09 pm
Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj
Aktualitet

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

11 Korrik, 2025 5:44 pm
Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
Sport

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

11 Korrik, 2025 5:23 pm
Para

Pse dështoi martesa, çfarë i rrëfeu biografit të familjes princeshë Diana

Mario Balotelli transferohet në Brazil?

Mario Balotelli transferohet në Brazil?

Publikohet videoja, ja si i riu ekzekutoi 9 persona në SHBA

Publikohet videoja, ja si i riu ekzekutoi 9 persona në SHBA

TE FUNDIT

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit
11 Korrik, 2025

Më shumë se 1.300 punonjës të Departamentit Amerikan të Shtetit po largohen nga detyra në kuadër të një plani të...

Lexo më shumë

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
11 Korrik, 2025

Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë...

Lexo më shumë

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
11 Korrik, 2025

Me qëllim për të lehtësuar burokracitë dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në industrinë e turizmit, 700 udhërrëfyes...

Lexo më shumë

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit
11 Korrik, 2025

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se i ka regjistruar të paktën 798...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com