Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shehaj: PD të kërkojë hetimin e Ramës, i lidhur me krimin

2018/01/08 at 7:16 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shehaj: PD të kërkojë hetimin e Ramës, i lidhur me krimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ është shprehur se reforma në drejtësi ka qenë një nga arsyet që e shtyu të hyjë në politikë.


Pikërisht për këtë arsye, deputeti i PD-së i qarkut të Vlorës ka vendosur të përballet në Kuvend dhe jashtë tij pa asnjë mëdyshje me mazhorancën e majtë, të cilën e akuzon ashpër për lidhje të forta me krimin e organizuar.

Sipas tij, opozita duhet të kërkojë hetimin e kryeministrit, pasi në rastin më të mirë Edi Rama ka qenë i informuar nga shërbimi sekret i huaj dhe i brendshëm mbi atë se çfarë bënin ministrat dhe shefat e policisë, si dhe në rastin më të keq, ai ka qenë personalisht i përfshirë.

Nisur nga kjo gjendje, pra, përhapja e kriminalitetit në vend; Agron Shehaj tregon disa arsye kryesore se pse shqiptarët të majtë dhe të djathtë, duhet të mbushin sheshet e Shqipërisë kundër klikës së pushtetit.

Për të, qëllimi i kësaj fryme është që të shkundë shqiptarët, të majtë dhe të djathtë dhe t’u tregojnë se këta të paaftë, mashtrues dhe trafikantë dje vodhën të ardhmen e tyre dhe sot po vjedhin të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Sipas tij, krimi dhe shkelja e ligjit është burimi kryesor i varfërisë, pavarësisht se mund të duket pa lidhje. Ai tregon se protesta është kundër sundimit absolut të një grupi njerëzish në kurriz të shumicës së qytetarëve.

“Këta kanë kapur shtetin, trafikojnë, bëjnë ligjet në interes të tyre, ushtrojnë presion ndaj mediave, tani kanë kapur edhe prokurorinë. Ka ndonjë shqiptar aq naiv sa të mendojë që Rama dhe ministrat e tjerë nuk dinin çfarë bënte Tahiri apo që kryeprokurorja e zgjedhur nga pushtetarët socialistë do jetë e lirë dhe e pavarur për të hetuar Tahirin për trafik droge apo Veliaj për vdekjen e Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës? Angazhimi i Ramës në mbrojtje të Tahirit tregon qartë që Tahiri ka punuar për llogari të elitës së PS-së. Njolla e trafikut të drogës do ndjekë përgjithmonë jo vetëm Ramën, por edhe PS-në”,-thekson Shehaj.

Deputeti i PD-së, gjatë kësaj interviste është ndalur edhe tek çështja e mandatit të qeverisë socialiste, i cili shkurtohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira.

Shehaj thekson se opozita nuk është e gatshme për t’i vënë zjarrin Shqipërisë, me qëllimin e vetëm për të marrë pushtetin. Kjo, sipas tij, pushteti nuk është synimi, por mjeti për të ndërtuar një Shqipëri, ku sundon ligji dhe jo pushtetari.

“Pushteti na duhet që t’u kthejmë shqiptarëve lirinë që të ndërtojnë në Shqipëri një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Që të krijojmë kushtet që të kthehen investitorët e huaj, ku banditët të jenë në burg dhe jo të bëjnë ligjin, ku të punojnë të gjithë dhe jo vetëm miqtë e ujqërve, të kthehemi te përmbajtja dhe të braktisim kartolinat e propagandës së Ramës dhe Veliajt”,-tha ai.

Shehaj ka folur edhe për çështjen Tahiri, e cila nuk e dëmtoi aspak kryeministrin Rama, pavarësisht pritshmërive të disave.

“Skandali i Tahirit në vend që ta dobësonte, e forcoi më shumë se e detyroi të merrte edhe kryeprokuroren. Kush mendon se nuk duhet të ngrihemi dhe të bëjmë opozitë të fortë se me kalimin e kohës Rama do dobësohet e ka gabim, po shkojmë drejt diktaturës. Sot që flasim Rama ka të gjitha pushtetet, ai arreston, heton dhe dënon çdo qytetar. Ndërkohë që Tahiri mund të dalë jashtë shtetit kur të dojë dhe ish- shefat e tij të policisë janë në kërkim, ndërsa protestuesit e PD ndalohen nga policia në kufi dhe kalojnë net të gjata në qelitë e policisë”,-deklaroi deputeti i PD-së për GSH.

Ai tha se pikërisht kjo fuqi që kryeministri ka mbledhur në duart e tij, kërcënon jetën e kujtdo; madje edhe të tij. Shehaj shprehet se asgjë nuk e ndalon Ramën të kërkojë për t’i mbyllur gojën, për shembull, duke e akuzuar për evazion fiskal apo ndonjë akuzë të një lloji tjetër që mund të ndërtojë.

Sipas tij, kryeministri i ka të gjitha nën kontroll duke filluar nga inspektorët, te shumica parlamentare për t’i hequr imunitetin, te kryeprokurorja për t’a hetuar dhe gjykatësit për t’a dënuar.

“Prandaj ndarja e pushteteve është elementi themelor i demokracive liberale”,-thekson Shehaj.

Burimi: http://www.gsh.al/2018/01/08/nga-konfliktet-bracen-te-raportet-bashen-shehaj-pd-te-kerkoje-hetimin-e-rames/

 

 

 

 

Etiketa: kerkoje hetiminPDramashehaj


Ju sugjerojmë

PS ndryshon draftin e amnistisë penale
Kryesore

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

15 Qershor, 2026 12:36 pm
“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt
Kryesore

“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt

15 Qershor, 2026 11:16 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Kryesore

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

15 Qershor, 2026 10:32 am
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Para
Çfarë po ndodh? Panik në tunelin e Kërrabës, autobusi mbulohet nga tymi

Çfarë po ndodh? Panik në tunelin e Kërrabës, autobusi mbulohet nga tymi

Haradinaj: Gjykata Speciale imazh i keq për Kosovën

SHBA i refuzon vizën Kryeministrit të Kosovës

Një puthje pasionante në prapakuintat e Golden Globe

Një puthje pasionante në prapakuintat e Golden Globe
















TE FUNDIT

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
15 Qershor, 2026

Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, pritet t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare pas përfundimit të Kupës së Botës...

Lexo më shumë

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
15 Qershor, 2026

Sipas New York Times, pamja ishte e pazakontë edhe për standardet e Trump. Presidenti ishte ulur pranë kafazit së bashku...

Lexo më shumë

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
15 Qershor, 2026

Irani kërkon që Izraeli të “ndalojë plotësisht” ofensivën e tij në Liban, tha ministri i jashtëm iranian. Sipas një njoftimi...

Lexo më shumë

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

PS ndryshon draftin e amnistisë penale
15 Qershor, 2026

Partia Socialiste ka propozuar dhe miratuar një ndryshim në draftin e amnistisë penale, duke zgjeruar kategorinë e përfituesve. Sipas variantit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}