Aktualitet

Shehaj: Pakicën e Bashës e kontrollon Rama, duhet të ndërtojmë opozitë të vërtetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:47 - 09/01/22 |
Opi Nion

Pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Agron Shehaj ka komentuar ngjarjet e fundit në PD. Një ditë pas protestës që është ndjekur me komente dhe replica në distancë, Shehaj shprehet se pakica e Bashës është e kontrolluar nga Edi Rama, ndërsa thekson se PD nuk është as vula e as karrigia e kryetarit.

“Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë.  PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Partia Demokratike janë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, anëtare dhe votues, që nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit, që besojnë në lirinë dhe demokracinë që me aq mund e sollën vetë dikur.

Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.

Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim”, shkruan Shehaj.

 

 

 

Pas