Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shehaj-ministres: Të duket normale që rroga e një drejtori të jetë më e lartë se juaja?

2023/05/23 at 11:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Shehaj-ministres: Të duket normale që rroga e një drejtori të jetë më e lartë se juaja?

Është mbledhur këtë të martë Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, ku është diskutuar për projektligjin e rritjes së pagave.

Ndërkohë mbledhja e sotme është shoqëruar me debate dhe replika. Deputeti demokrat Agron Shehaj i është drejtuar ministres së Financave duke e pyetur se përse janë përjashtuar nga ky ligj deputetët dhe ministrat, në një kohë kur një këshilltar e drejtor në Ministri do të paguhet më shumë se vetë titullari i institucionit.

Replikat në Komision

Deputeti Agron Shehaj: Nga propozimi i qeverisë për rritjen e pagave ju keni përjashtuar ministrat dhe deputetët. Me këtë që keni bërë ju, drejtori i rërgjithshëm, zonja Dhëmbi, do ketë një rrogë më të lartë se rrogën që merrni ju? Është e vërtetë?

Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Në fakt po. Propozimi që ne kemi sjellë për shqyrtim në Kuvend nuk parashikon një rritje të pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetët. Ndërkohë që arsyeja pse kemi vendosur të veprojmë në këtë formë është sepse donim si fillim të siguroheshim që të gjithë kategoritë e tjera do përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të rritjes dhe reformës së pagave do të sillnim një nismë për rishikimin e koeficentëve dhe për anëtarët e kabinetit dhe deputetët.

Deputeti Agron Shehaj: Ju po thoni që rrogat e ministrave dhe të deputetëve janë më pak të rëndësishme në raport me rrogat e gjithë punonjësve të tjerë të administratës. Ju duket normale që një drejtoreshë në Ministri, një këshilltar i një ministre, të kenë një rrogë më të lartë se rroga juaj apo rroga e deputetëve?

Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Qëllimi nuk është vletrësimi që ne kemi mbi përgjegjësinë dhe punën e ministrave apo deputetëve, qëllimi ka qenë që reforma të përfundonte dhe më pas të përcaktohej paga e ministrave dhe deputetëve. Siç e kemi shpjeguar, reforma do të implementohet me dy hapa. Hapi i parë ka filluar ndërskohë që hapi i dytë është gjatë vitit të ardhshëm. Me përfundimin e gjithë reformës atëherë ne do të sjellim një propozim ku do të përcaktohen dhe rritja e pagave për deputetët dhe ministrat që padyshim kanë të gjitha detyrat e tyre kushtetuese. Është çështje prioriteti dhe prioriteti i jepet reformës tërësore të pagave.

Deputeti Agron Shehaj: Ju po thoni që do prisni njëherë të mbarojë reforma të rriten rrogat për të gjithë dhe pastaj do merremi me deputetët dhe ministrat. Ju po thoni që rritja e rrogave duke mos ndryshuar koeficientin le të themi prej 1 mijë Euro në muaj për 140 deputetë edhe për ministrat rrezikon të vendosë në dyshim apo të bëjë të parealizueshme rritjen e rrogave të gjithë të tjerëve?

Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Nuk po them këtë. Propozimi që ne kemi sjellë është i mirëmenduar. Asnjëherë nuk do kishim sjellë një propozim i cili nuk ka hapësira buxhetore për t’u realizuar. Kostoja e pagave të ministrave dhe deputetëve nuk është një kosto e cila ndikon në ushtrimin e kryer për alokimin e buxhetit për gjithë reformën. Ajo që po them është që për ne ka prioritet zbatimi i reformës tërësore të pagave dhe me përfundimin e zbatimit të reformës ne do të sjellim propozimin dhe për deputetët dhe ministrat.

Deputeti Agron Shehaj: Nuk po kuptoj si e pengon zbatimin. Ju vini këtu në këtë komision dhe u kërkoni deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të aprovojnë rritjen e rrogës për të gjithë përveç vetes së tyre. Ju po thoni që rrogat tona dhe të gjithë deputetëve janë të parëndësishme, mund të marrin më pak se një drejtor në Ministrinë tuaj, më pak se një këshilltar i juaji kështu që ju po thoni…mesa kuptoj unë kjo është të vini këtu dhe të ofendoni të gjithë. Mos vallë kjo është thjesht një tallje, një farsë e Kryeministrit dhe qeverisë, thjesht për të treguar që ju jeni aq të ndjeshëm për popullin edhe për administratën dhe përbuzni në njëfarë mënyre punën e deputetëve apo të ministrave sepse në fund të fundit për çfarë t’ua rrisim rrogat ministrave e deputetëve kur ata janë të korruptuar, ata rrogën as nuk e shohin fare. Po ju keni nevojë zonja ministre që rroga juaj të jetë sa ju takon? Keni nevojë? E keni ngritur këtë shqetësim në Këshillin e Ministrave? Me 1 milionë e 750 mijë Lekë nuk mjaftojnë, sepse nëse e meriton këshilltari juaj që t’i rritet rroga pse nuk e meritoni ju? Sepse qytetari  i thjeshtë mund të mendojë tani që ju s’keni nevojë për rritje rroge zonja ministre? Keni nevojë? Ju takon juve rritja e rrogës apo jeni të gatshëm ta sakrifikoni atë për të mirën e popullit?

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka replikuar me ministren e Financave Delina Ibrahimaj për këtë projektligj duke e pyetur përse janë përjashtuar nga ky ligj deputetët dhe ministrat, në një kohë kur një këshilltar e drejtor në Ministri do të paguhet më shumë se vetë titullari i instritucionit.

Ju sugjerojmë

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Para
Zbulohet një parcelë me 160 rrënjë kanabis në Krujë, policia në kërkim të autorëve

Këlliçi: Jemi në periudhë reflektimi, do shohim se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda PD

PS dhe opozita bashkojnë votat në Komision, rriten pagat e deputetëve dhe ministrave

TE FUNDIT

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
2 Shkurt, 2026

Nëpërmjet një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama këtë të hënë rikthehu përsëri në vëmendje kërkesën e gjyqtarëve për të...

Lexo më shumë

Trump pritet të vizitojë Greqinë

Trump pritet të vizitojë Greqinë
2 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
2 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com