Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefja e ONM flet për Gjykatën Kushtetuese e SPAK, thirrje institucioneve

2019/12/21 at 7:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Shefja e ONM flet për Gjykatën Kushtetuese e SPAK, thirrje institucioneve

Xhenoveva Ruiz Kalavera, shefja e ONM, ka folur në lidhje me ngritjen e SPAK, duke u shprehur se është një lajmi i mirë për Shqipërinë. Ndërkohë, procesi i vettingut ka ende 600 dosje në përpunim.


Në një intervistë për “Top Channel”, Kalavera tha se përgjegjës për këtë proces janë të gjitha institucione, gjithashtu  ajo bëri thirrje institucioneve që të tejkalojnë ngërçin për Gjykatën Kushtetuese.

Pyetje: Kryeprokurori i SPAK-shkoi këtë të premte në zyrë dhe mori detyrën. Cilat janë pritshmëritë tuaja për SPAK-un? Ndërkohë Gjykata Kushtetuese nuk është ende funksionale. Kur e filluat këtë proces, a prisnit që drejtësia shqiptare të gjendej në këtë situatë?

Genoveva Ruiz Calavera: Së pari, më lejoni të përgëzoj grupin e prokurorëve që u betuan për pozicionet e reja dhe morën detyrat e tyre, si dhe më lejoni të falënderoj gjithashtu Këshillin e Lartë të Prokurorisë,sepse kanë bërë një punë tërësore për ta bërë të mundur këtë. Është e qartë që ky institucion do të jetë themelor për Shqipërinë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Pra, ky është një lajm shumë i mirë, deri tani.Nëse flasim për Gjykatën Kushtetuese, më duhet të ndaj shqetësimin tim. Në situatën ku jemi sot, me një konflikt interpretimi për metodologjinë e emërimit, është një konflikt shumë serioz dhe prandaj Bashkimi Evropian ka kërkuar që në mënyrë që të kapërcehet ngërçi, zyrave të mira të Këshillit të Evropës, Komisionit të Venecias,t’i kërkohet të vijnë që t’i ndihmojnë palët ta kapërcejnë këtë ngërç. Unë inkurajoj që ky hap të ndërmerret sa më shpejt që të jetë e mundur. Më bëtë një pyetje shumë të mirë.

Çfarë prisja para nisjes së procesit të vetingut dhe reformës në drejtësi. Mund t’ju them se të gjithë prisnim që ky do të ishte një procesi vështirë, shumë kërkues, por të gjithë e dinim që kjo ishte diçka që populli shqiptar po e kërkonte. Ai donte të shihte shtetin ligjor, donte të rifitonte besimin te gjyqësori. Ndaj ndonëse e dinim që nuk do të ishte një proces i thjeshtë, jam shumë e lumtur që Bashkimi Evropian mund të kontribuojë për të. Dhe po ju them edhe një herë, sigurisht jemi në një situatë kur duhet ta përsërisim vazhdimisht, t’ua kujtojmë të gjithë shqiptarëve, se nuk duhet t’i lejojnë liderët, politikanët dhe institucionet e tyre që të mos kontribuojnë për t’u siguruar që ky proces të jetë i suksesshëm. Ata e meritojnë dhe sigurisht që ne në Bashkimin Evropian do të jemi përkrah popullit shqiptar dhe unë besoj shumë se ata do t’ia dalin.

Pyetje: Si e vlerësoni ecurinë e procesit të vettingut dhe a po zbatohet me ritmet e duhura?

Genoveva Ruiz Calavera: Procesi i vetingut u miratua nga Parlamenti i Shqipërisë, sepse ishte një masë e nevojshme për të rindërtuar besimin e qytetarëve te gjyqësori. Mund t’ju them se është një proces shumë gjithëpërfshirës, shumë intensiv, por edhe një proces kompleks që kërkon një investim shumë të rëndësishëm nga institucionet e vetingut. Ata po punojnë me shumë përkushtim, dhe sigurisht po punojnë nën mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë,të cilëtkam kënaqësinë t’i drejtoj si Shefe e Zyrës së ONM-së.Deri më tani, institucionet kanë arritur të rivlerësojnë 200 prokurorë dhe është e qartë se disa prej tyre kanë dhënë dorëheqjen në këtë proces ose janë tërhequr. Shumica e largimeve nga detyra kanë ndodhur për shkak të faktit se magjistratët nuk kanë mundur t’i justifikojnë pasuritë që kanë pasur në llogaritë e tyre.Por kemi ende shumë punë përpara. Janë rreth 600 dosje të tjera që duhen përpunuar. Kjo është një punë shumë e vështirë dhe sfiduese.

Megjithatë, unë kam shumë besim se institucionet kanë fituar shumë më tepër përvojë tani se si të procedojnë dhe do të bëjnë gjithçka që është e mundur që të sigurohen që të gjitha këto raste të përpunohen brenda afateve ligjore të vendosura në Kushtetutë. Por më lejoni të them diçka që është shumë e rëndësishme. Nuk janë vetëm institucionet e vetingut përgjegjëse për këtë. Kjo duhet të jetë një përparësi kryesore kombëtare, përparësi për të gjitha institucionet.Dhe janë shumë prej tyre që duhet të kontribuojnë në këtë proces. Nuk ka asnjë justifikim për të gjitha institucionet e tjera që duhet të sigurojnë mbështetje që të mos e bëjnë këtë me shpejtësi, shumë intensivisht, dhe nuk ka justifikim për bllokime apo pengesa në proces.

Pyetje: Pas tërmetit të 26 nëntorit, cila është ndihma e dhënë deri më tani nga Bashkimi Evropian?

Genoveva Ruiz Calavera: Para së gjithash, më lejoni të them sa u tronditëm të gjithë në Bashkimin Evropian kur pamë nivelin e shkatërrimit nga tërmetii nëntorit dhe nivelin e vuajtjeve që shkaktoi. Ne jemi, nga ana tjetër, shumë të kënaqur që qysh prej ditës së parë të tërmetit, BE-ja ka bërë çdo përpjekje të mundshme për të qenë së bashku me popullin shqiptar, për të trajtuar ndihmat e para dhe të menjëhershme humanitare, sepse arritëm të vëmë në dispozicion një mekanizëm civil shumë të rëndësishëm që e kishim gati për të sjellë anëtarë stafi mjaft kompetentë nga Bashkimi Evropian. Më shumë se 200 individëerdhën këtu me qen, me pajisje, me një detyrë shumë të rëndësishme në fillim, menjëherë pas tërmetit, siç ishte shpëtimi i jetëve njerëzore.

Ne jemi shumë të lumtur që ata punuan shumë ngushtësisht së bashku me shqiptarët me këtë qëllim. Jemi gjithashtu shumë të lumtur që kemi sjellë më shumë se 130 inxhinierë për të ndihmuar në nisjen e vlerësimeve të para. Dhe sërish, ata kanë punuar ngushtësisht me inxhinierët shqiptarë për t’i dhënë besim popullsisë pas situatës. Jemi sigurisht shumë të interesuar që ta vazhdojmë punën tonë dhe ta vijojmë mbështetjen tonë. Kjo ka qenë e dukshme, ka qenë e dukshme me tenda, gjeneratorë, ushqime, ndihmë psikologjike. Kemi përdorur, sigurisht, partnerët tanë zbatues, Kryqin e Kuq, Gjysmëhënën e Kuqe, dhe është e qartë që kemi vendosur jo vetëm paratë e Bashkimit Evropian në shërbim të popullsisë shqiptare, por edhe zemrat e Bashkimit Evropian, gjithashtu. Dhe jam shumë krenare që kemi qenë me ju në këtë moment të vështirë dhe ju siguroj që do të vazhdojmë të jemi me ju.

Pyetje: Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do ta mbështesë popullin shqiptar me 15 milion Euro dhe Këshilli Evropian vendosi të organizojë një konferencë të donatorëve në janar 2020. Çfarë pritet nga kjo konferencë?

Genoveva Ruiz Calavera: Gjëja e parë e rëndësishme është që ky është vendimi i parë që ka marrë Presidentja jonë në detyrën e saj të re në Bashkimin Evropian, për t’u siguruar që pas ndihmës humanitare që siguruam, morëm menjëherë edhe 15 milionë Euro nga buxheti i BE-së për përdorim që të trajtohet faza fillestare e rindërtimit. Ajo, gjithashtu, njoftoi se Komisioni do të organizojë një konferencë të donatorëve, dhe ky njoftim u mirëprit nga të gjithë krerët e Bashkimit Evropian. Atë ditë ata ishin në Bruksel në një takim të Këshillit Evropian dhe kjo tregon vërtet se ajo çka dëshiron të bëjë Bashkimi Evropian është që të krijojë kushtet për të nxitur gjithë donatorët ndërkombëtarë që synojnë të ndihmojnë Shqipërinë, në mënyrë që të jemi më efektivë në punën tonë së bashku.

Jemi shumë të lumtur që po e organizojmë këtë, sepse jemi të bindur se duke përgatitur konferencën e donatorëve do të mund të ndihmojmë për rindërtimin e Shqipërisë, për të qenë shumë më te përgatitur për të përballuar të ardhmen. Dhe për këtë qëllim, së bashku me Bankën Botërore, së bashku me Kombet e Bashkuara, ne po drejtojmë një ekip që po punon ngushtësisht me qeverinë shqiptare, për të përgatitur atë që e quajmë vlerësim të nevojave pas katastrofës. Dhe ky është dokumenti që vlerëson gjithë dëmet që kanë ndodhur dhe do të sigurojë kapacitetin për t’u dhënë orientim donatorëve se cilat janë nevojat për rimëkëmbje, për rindërtim, dhe sigurisht për rritjen e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për t’u përballur me sfida të tilla që mund të ndodhin në të ardhmen./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
Aktualitet

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

10 Maj, 2025 2:01 pm
11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier
Aktualitet

11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier

10 Maj, 2025 1:50 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Aktualitet

Kreu i KQZ urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore

10 Maj, 2025 1:41 pm
Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
Aktualitet

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

10 Maj, 2025 1:11 pm
Para
Hekurudhat e Kosovës në veri, nën administrimin e Serbisë

Hekurudhat e Kosovës në veri, nën administrimin e Serbisë

Interi fiton ndaj Genoas, ruan hapin e Juventus-it

Interi fiton ndaj Genoas, ruan hapin e Juventus-it

City nuk dorëzohet, përmbys Leicesterin

City nuk dorëzohet, përmbys Leicesterin
















TE FUNDIT

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
10 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka apeluar qytetarët që do të marrin pjesë...

Lexo më shumë

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
10 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një masiv dheu është shembur...

Lexo më shumë

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

Demokracia në SHBA nën presion
10 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se "India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të...

Lexo më shumë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
10 Maj, 2025

'Giro d'Italia' po vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com