Aktualitet

Shefja e Infektivit apel qytetarëve: Fluksi i pacientëve po shtohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 04/08/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në Shqipëri. Pas situatës së krijuar në Shqipëri, Shefja e Infektivit Najada Çomo i bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit.

Përmes një mesazhi të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Çomo shprehet se qytetarët duhet të mbajnë maskën, respektojnë distancën si dhe të shmangim grumbullimet.

“Jemi në sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar. Kam një apel për qytetarët që gjithë këto muaj pune intensive janë një lodhje e jashtëzakonshme.

Ju lutem respektoni masat për mbajtjen e maskës, ruani distancën dhe vizitoni sa më pak vendet me shumë njerëz.

Virusi është midis jush, është edhe midis nesh si personel shëndetësor që iu shërbejmë ne. Ne jemi për t’iu shërbyer juve, ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj”, shprehet Çomo./ Opinion.al

Pas