Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefja e BE-së flet nga Uashingtoni për Shqipërinë: E di që bashkëpunimi nuk është sport i preferuar në Tiranë

2017/02/11 at 10:03 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shefja e BE-së flet nga Uashingtoni për Shqipërinë: E di që bashkëpunimi nuk është sport i preferuar në Tiranë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha në Uashington se shpreson që politikanët në Shqipëri të shfaqin unitet për zbatimin e reformës në drejtësi.


Federica Mogherini, vizitoi kryeqytetin amerikan, për “të matur pulsin” e administratës së re amerikane në lidhje me çështjet e ndryshme ndërkombëtare për të cilat bashkëpunojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ajo tha në përgjigje të pyetjeve të Zërit të Amerikës, se Ballkani Perëndimor ishte një nga çështjet që kishte ngritur në bisedat me zyrtarët amerikanë.

Mogherini tha se e kishte vlerësuar votën unanime për reformën në drejtësi duke e quajtur miratimin, “një hap historik për vendin”. Por ajo tha se tani fokusi duhet të jetë tek zbatimi i saj.

“Natyrisht ajo që është e rëndësishme për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës dhe kam besim që vendi mund ta gjejë forcën në institucione që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di se sa e rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë.

Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Mogherini, në përgjigje të një pyetje të Zërit të Amerikës në aktivitetin në Këshillin e Atlantikut.

Mogherini është shprehur gjithashtu se rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur nëse reforma zbatohet. Mogherini gjysmë me shaka iu referua marrëdhënieve të vështira politike në vend, duke shprehur shpresën që ajo të realizohet me një ndjenjë bashkimi kombëtar.

“E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri, por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshmëri”.

Mogherini tha se Ballkani Perëndimor ishte pjesë e bisedimeve të saj në Uashington gjatë vizitës së saj dyditore dhe se ajo kishte përcjellë mesazhin se për Bashkimin Evropian, puna me Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore.

“Për ne në Bashkimin Evropian është thelbësor bashkëpunimi rajonal dhe nevoja që secili nga vendet e rajonit të ecë përpara në rrugën e reformës dhe përfundimisht të integrohet në BE”, tha Mogherini.

Ajo shtoi se që kjo të realizohet, duhet një angazhim të vazhdueshëm në rajon dhe një vëmendje të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian.

“Mund të keni besim tek angazhimi im personal dhe i udhëheqjes së BE-së për vazhdimësinë e kësaj vëmendjeje dhe për përcjelljen e një vizioni të qartë në Uashington që të vazhdojë të jetë i përqendruar tek Ballkani Perëndimor në një mënyrë konstruktive. Shpresoj që mesazhi im të jetë dëgjuar”.

Mogherini u takua gjatë qëndrimit në Uashington me Sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson, ndërsa të dyja palët po përpiqen të gjejnë fusha bashkëpunimi.

Synimi i Mogherinit për takimin, ishte ‘matja e pulsit”, për të peshuar marrëdhënien evropiane me administratën e re të presidentit Trump, duke filluar me Sekretarin e Shtetit, Tillerson.

Shefja e Bashkimit Evropian tha se takimi ishte i frytshëm dhe tha se BE dhe SHBA, kanë shumë çështje për të cilat do të donin të bashkëpunonin ngushtë.

Por në Këshillin e Atlantikut ajo e pranoi se në disa drejtime të rëndësishme si rrugët për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, këndvështrimet për multilateralizmin, tregtinë dhe të drejtat e njeriut, krizën e imigracionit dhe refugjatëve, pikëpamjet mes BE-së dhe administratës së re janë të ndryshme.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë tashmë të qarta disa prej qëndrimeve të tij që nuk janë një linjë me vendet e bashkimit evropian, sikurse largimi i Britanisë nga unioni apo qëndrimi i zbutur ndaj Moskës zyrtare dhe presidentit Putin.

 

Etiketa: albaniamogheriniuashingtoni


Ju sugjerojmë

Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien në minimumin historik
Aktualitet

Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien në minimumin historik

15 Gusht, 2025 8:51 am
Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?
Bota

Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?

15 Gusht, 2025 8:44 am
Sërish incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi
Rajoni

Sërish incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi

15 Gusht, 2025 8:27 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 15 gusht 2025

15 Gusht, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 gusht 2025

15 Gusht, 2025 8:17 am
Ukrainë, katër të vrarë nga bombardimet ruse
Bota

Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

14 Gusht, 2025 10:22 pm
Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç
Rajoni

Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç

14 Gusht, 2025 9:53 pm
Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat
Aktualitet

Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat

14 Gusht, 2025 9:19 pm
OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave
Bota

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

14 Gusht, 2025 8:49 pm
Kërcënimi i Trump se do të bombardojë Iranin, reagon republika islamike
Bota

Khamenei i gatshëm për dialog me SHBA-në mbi marrëveshjen bërthamore

14 Gusht, 2025 8:34 pm
Para
Rugova shkruante në vitin 1983 për Musine Kokalarin

Nga “Bamja e pjekur” te “Brisku”, nofkat e spiunëve të Musine Kokalarit

Arkitekti i njohur italian Boeri do të bëjë planin e ri Urbanistik të Tiranës

Lajm i keq për ata që duan të blejnë shtëpi, rriten çmimet e apartamenteve

Plani, si do dëbohen azilkërkuesit nga Gjermania

Plani, si do dëbohen azilkërkuesit nga Gjermania
















TE FUNDIT

Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien në minimumin historik

Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien në minimumin historik
15 Gusht, 2025

Numri i martesave në Shqipëri ka shënuar rënie rekord gjatë vitit 2024, duke arritur nivelin më të ulët historik që...

Lexo më shumë

Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?

Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?
15 Gusht, 2025

Presidenti Trump nuk e përjashton mundësinë që takimi me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, të mbyllet pa ndonjë përfundim. Sipas...

Lexo më shumë

Sërish incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi

Sërish incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi
15 Gusht, 2025

Në Beograd dhe Novi Sad, të enjten mbrëma, përsëri janë shënuar incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të cilat u...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit 15 gusht 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
15 Gusht, 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com