“Dua të jem shumë i qartë: sulmi nuk u krye me synimin për të shënjestruar punonjësit e WCK .”
Kështu tha shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, i cili “kërkoi falje” për incidentin dhe vlerësoi punën e WCK në Gaza.
“Ishte një gabim pas një identifikimi të keq gjatë natës gjatë një lufte në kushte shumë komplekse. Nuk duhej të kishte ndodhur”.
Halevi më pas konfirmoi nisjen e një “hetimi të pavarur”, “rezultatet e të cilit do të ndahen dhe bëhen publike”.