Bota

Shefi i Teslas do të rihapë fabrikën pa leje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 12/05/20 |
el ida

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, u shpreh se do të rinisë prodhimin e makinave elektrike në fabrikën e tij në Kaliforni, pavarsisht urdhërit për të qëndruar mbyllur, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter, Musk tha se është i gatshëm të arrestohet.

“Nëse dikush arrestohet, kërkoj që ai të jem unë”, shkroi shefi i Teslas.

Musk gjithashtu tha se situata është bërë lëmsh, pasi zyrtarët e shtetit kanë miratuar rihapjen e fabrikës, por më pas ajo është bllokuar nga autoritetet lokale. Ai theksoi se ndjen se Tesla po “veçohet”, pasi prodhuesit e tjerë të makinave në Shtetet e Bashkuara janë lejuar të rihapen.

Qarku Alameda, ku ndodhet dhe fabrika e tij, ka vendosur që bizneset që nuk konsiderohen thelbësore, t’i mbajë deri në fund të majit.
Autoritetet e qarkut shtuan se nuk e konsiderojnë Teslan biznes të domosdosshëm dhe të sigurtë./Opinion.al

Pas