Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi së bashku me disa deputetë demokratë kanë bllokuar sërish Foltoren e Kuvendit në seancën e sotme.
Teksa Vokshi mori fjalën, nga foltorja e Kuvendit nxori një video të kryeministrit Edi Rama ku dëgjohej: “Shefi i kundërterrorit ka qenë miku im”.
“S’ka më turp se ky proces verbal. Tregon sesa keq e drejtoni këtë kuvend. Është turp si fillim për ju zonja kryetare. Kam një video këtu.
(Tregon Edi Ramën në video, ku Rama thotë se e ka mik shefin e kundërterrorit)”- Vokshi.
Ndërkohë menjëherë më pas deputetes i fiket mikrofoni.