TIRANE- Gazetarët e ABC NEWS janë dhunuar nga shefi i Komisariatit nr.4 Fatmir Lleshi. Ky është një rast i përsëritur nga ana e kryepolicit që mbulon zonën e Kinostudios. ABC NEWS ka bërë kallëzim penal për shefin e komisariatit nr. 4 dhe disponon edhe pamjet filmike që vertetojnë dhunën ndaj grupit të xhirimit të televizionit informativ.
Shefi i komisariatit nr 4, Fatmir Lleshi ka shoqëruar forcërisht grupin e xhirimit të Abc News në momentet e kryerjes së detyrës së tyre për përgatitjen e një kronike.
ABC NEWS e konsideron dhunën ndaj gazetareve te papranueshme ndaj kerkon qe prokuroria të nisë menjëherë hetimet. Për ngjarjen ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Mediave Elektronike.