Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Sipas Reuters, pas përgjigjes së testit, mësohet se Meadows është karantinuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Trump e emëroi Meadoës shefin e tij të ri të shtabit në mars. 61 vjeçari, një ish-kongresist i Karolinës së Veriut dhe njëherësh udhëheqës i Grupit të Lirisë së Dhomës së Përfaqësuesve, është një besnik i vjetër i Trump.
Meadoës ishte mes të pranishmëve të mërkurën në mëngjes pasi votimet u mbyllën për një festë të natës zgjedhore në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump pretendoi në mënyrë të gabuar se ai kishte fituar zgjedhjet presidenciale pasi miliona vota ende nuk ishin numëruar.
Shumë të pranishëm, personalitete dhe ndihmës të Shtëpisë së Bardhë, u panë se nuk mbanin maska ./ Opinion.al