Bota

Shefi i fushatës së Trump rrezikon vendin pas tubimit “të vakët” në Tulsa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:14 - 22/06/20 |
Al Do

Menaxheri i fushatës së Donald Trump, Brad Parscale, është nën presion pasi pretendoi se qindra mijëra njerëz kishin aplikuar për bileta për tubimin e presidentit në Tulsa, por pjesëmarrja ishte shumë më pak se aq.

Në Qendrën BOK në qytetin Oklahoma të shtunën në mbrëmje, pasi presidenti doli në skenë për të dhënë fjalimin e tij të parë të fushatës, pasi pandemia Covid-19 vuri pjesë të mëdha të Amerikës nën bllokim, mund të shiheshin shumë vende bosh.

Departamenti i zjarrfikësve në Tulsa tha se 6,200 njerëz morën pjesë në tubim. Fushata e Trump pretendoi 12,000. Arena mban 19,000.

Organizatorët e fushatës kishin ndërtuar edhe një skenë jashtë Qendrës BOK, pasi ishte thënë se pjesëmarrja do të ishte më e madhe se kapaciteti i arenës. Atje priteshin të mbaheshin fjalime të shkurtra nga Trump dhe Mike Pence. Këto fjalime u anuluan.

Rikthimi i Trump në Uashington u shqyrtua gjerësisht. Ai ishte i qetë në Twitter të dielën por presidenti u raportua të ishte “i zemëruar” në ngjarjen “fiasko”, e cila vinte pas një jave polemika nëse duhet të mbahej ose jo. Sipas NBC, Trump ishte “veçanërisht i zemëruar që para se të largohej nga Uashtingtoni, që ndihmësit e tij bënë publike që gjashtë anëtarë të ekipit në Tulsa testuan pozitivë për Covid-19”.

CNN raportoi se vajza dhe dhëndri i presidentit, Ivanka Trump dhe Jared Kushner, ishin “zemëruar” që Parscale i kishte premtuar pjesëmarrjen e një turme të mëdhe. Trump gjithashtu pohoi këtë javë se më shumë se një milion njerëz donin të merrnin pjesë në tubimin e tij.

Në një deklaratë, Parscale fajësoi për pjesëmarrjen e ulët “mediat e lajmeve të rreme që kishin paralajmëruar njerëzit të qëndronin larg nga tubimi për shkak të Covid dhe protestuesve”, të cilat ai tha se “shoqëruar me imazhet e fundit të qyteteve amerikane në zjarr, kishin një ndikim të vërtetë mbi njerëzit që të sillnin familjet dhe fëmijët e tyre në tubim “.

Ai më pas u shfaq duke kërcënuar se do të hiqte dorë nga akreditimi për gazetarët kritikë ndaj fushatës Trump.

“Që media të festojë tani frikën që ata ndihmuan të krijohet është e pështirë, por tipike,”. “Kjo na bën të pyesim veten pse akreditojmë mediat për të mbuluar ngjarjet kur ato nuk bëjnë punën e tyre të plotë si profesionistë.”

Parscale është vlerësuar gjerësisht për punën e tij në fushatën e vitit 2016, por presioni është rritur teksa fushata për rizgjedhje nxehet edhe pas raportimeve se Trump është zemëruar nga rezultatet e sondazheve.

Trump është prapa Joe Biden në nivel kombëtar dhe në shumicën e sondazheve në shtetet ku do të zhvillohen betejat elektorale më të rëndësishme

Rick Wilson, ish konsulent republikan dhe bashkëthemelues i Projektit Lincoln, një super-pac anti-Trump, ishte kritik ndaj qasjes së Parscale.

“Brad theu rregullin e parë të politikës amerikane: premto pak dhe jep më shumë,” i tha ai Th Guardian. “Mbijetesa e Brad tani varet nga zyrat e mira të mbrojtësve të tij brenda kampit Trump, dhe [Ivanka dhe Kushner] tashmë po sinjalizojnë pakënaqësinë e tyre për mediat.

Është raportuar se numri i aplikantëve për biletat në tubimin e së shtunës u mbush nga përdoruesit e rinj të platformës së mediave sociale TikTok që aplikonin, por më pas me dashje nuk morën pjesë.

“Trump është përpjekur në mënyrë aktive të përçajë miliona amerikanë në kaq shumë mënyra, dhe për mua, kjo ishte protesta që unë arrita të kryej,” i tha Nju Jork Times Erin Hoffman, një 18-vjeçar nga Nju Jorku./ Opinion.al

Pas