Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefi i financave i Organizatës Trump dorëzohet tek autoritetet, akuzat

2021/07/01 at 6:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shefi i financave i Organizatës Trump dorëzohet tek autoritetet, akuzat

Shefi i financave i Organizatës Trump, Allen Weisselberg, u dorëzua tek autoritetet të enjten herët në mëngjes përpara se t’i bëhen të ditura akuzat e ngritura ndaj tij dhe organizatës së ish-Presidentit Donald Trump. Lajmi u njoftua nga disa burime mediatike.


Zoti Weisselberg u pa në gjykatën e Manhatanit të poshtëm, në Nju Jork, rreth orës 6:20 të mëngjesit të sotëm, sëbashku me avokatin e tij.

Prokurorët e Nju Jorkut pritet ta njoftojnë padinë e parë penale sot. Ajo është pjesë e një hetimi dy-vjeçar mbi praktikat e biznesit të Trump. Akuzat ndaj kompanisë që mban emrin e tij dhe ndaj shefit të financave Weisselberg janë për evazion fiskal.

Nuk ka informacione se ndaj vetë zoti Trump do të ngrihen akuza në këtë fazë të hetimit, që po zhvillohet bashkërisht nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit Cyrus Vance Jr. dhe Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, të dy përfaqësues të demokratëve.

Ndërsa vizitonte Teksasin të mërkurën zoti Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi çështjen, por në fillim të javës, ai kritikoi prokurorët e Nju Jorkut duke i quajtur ata “të vrazhdë, të këqinj e plotësisht të njëanshëm” duke shtuar se veprimet e kompanisë së tij ishin “një praktikë standarde në të gjithë komunitetin e biznesit në Shtetet e Bashkuara dhe se nuk bëhej fjalë për asnjë shkelje të ligjit”.

Persona në dijeni të çështjes i thanë agjencisë së lajmeve “Associated Press” se akuzat kanë të bëjnë me përfitimet që kompania u ka dhënë drejtuesve të lartë, sikurse përdorimin e apartamenteve, makinave dhe pagesave për shkollim.

AP ka kërkuar komente rreth rastit tek një zëdhënës dhe avokatët e Organizatës Trump. Avokatja e zotit Weisselberg, Mary Mulligan, nuk pranoi të komentojë po kështu edhe zyra e avokatit të rrethit të Manhatanit.

Zoti Vance, i cili largohet nga detyra në fund të këtij viti, ka kryer një hetim të gjerë për një sërë çështjesh që përfshijnë zotin Trump dhe organizatën e tij.

Zyra e prokurorit ka shqyrtuar pagesat e bëra ndaj dy grave në emër të zotit Trump për të garantuar heshtjen e tyre si dhe ka verifikuar mes çështjeve të tjera edhe vërtetësinë mbi vlerësimin që u është bërë pronave të kompanisë e për rrjedhojë taksave që duhen paguar.

Zoti Vance zhvilloi një betejë të gjatë për të siguruar të dhënat mbi taksat e zotit Trump dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëzimin e dokumenteve dhe intervistimin e drejtuesve e personave të tjerë të brendshëm të Organizatës Trump.

Zonja James caktoi dy avokatë nga zyra e saj për të punuar me ekipin e zotit Vance pasi zyra e saj gjeti prova për shkelje të mundshme penale ndërsa zhvillonte një hetim të veçantë civil ndaj zotit Trump.

Zoti Weisselberg, 73 vjeç, ndodhej ndërkohë nën hetime, pjesërisht, për shkak të pikëpyetjeve në lidhje me përdorimin nga ana e djalit të tij të një apartamenti të zotit Trump për të cilit paguante fare pak ose aspak.

Djali, Barry Weisselberg, i cili administronte një pistë patinazhi nën pronësi të zotit Trump, në një nga zonat e njohura të Nju Jorkut në Central Park, gjatë një dëshmie për divorc në 2018, shprehej se apartamenti i zotit Trump ishte “i korporatës dhe për këtë arsye nuk paguante qira”.

Ish-bashkëshortja e tij, Jen Weisselberg, ka bashkëpunuar me të dy hetimet dhe u ka dhënë hetuesve të dhëna mbi taksat e dokumente të tjera.

Çështja kundër Allen Weisselberg-ut, një besnik i zotit Trump dhe babait të tij Fred Trump, një biznesmen i njohur në fushën e pasurive të patundshme, mund t’u japë prokurorëve mjetet për të ushtruar presion ndaj tij që ta detyrojnë të bashkëpunojëpër të treguar ato çka di mbi marrëdhëniet e biznesit të zotit Trump.

Përmes Organizatës Trump ish-presidenti administron veprimtaritë e tij të shumta sipërmarrëse, përfshirë investimet e tij në zyra, hotele dhe qendra golfi, apo marrëveshjet e tij të shumta në fushën e marketingut dhe angazhimet televizive të tij. Djemtë e zotit Trump, Donald Jr dhe Eric Trump, kanë qenë në krye të operacioneve të përditshme të kompanisë që kur ai u bë president.

Megjithëse nuk pritet që të enjten të ngrihen akuza ndaj zotit Trump, akuzat ndaj kompanisë që mban emrin e tij ngrenë pikëpyetje lidhur me atë se çka ai di, apo për përfshirjen në praktika që prokurorët dyshojnë se janë të paligjshme.

James Repetti, një avokat mbi taksat dhe profesor në Shkollën e Drejtësisë të Kolegjit të Bostonit, thotë se një kompani si Organizata Trump në përgjithësi ka një përgjegjësi që të mbajë detyrimet mbi taksat jo vetëm mbi pagën, por edhe për format e tjera të kompensimit, sikurse përdorimi i një apartamenti ose makinave.

Përfitime të tilla nuk do të konsideroheshin të ardhura të tatueshme nëse ato do të kërkoheshin si kusht për punësimin e një personi, thotë zoti Repetti, sikurse sigurimi i një apartamenti për t’i krijuar lehtësi një punonjësi, i cili kërkohet të jetë në zyrë ose në vendin e punës në orë të pazakonta ose të shpeshta, ose lejimi i përdorimit të një makine për qëllime biznesi.

Një tjetër figurë e njohur në fushën e pasurive të patundshme në Nju Jork, e ndjera Leona Helmsley, u dënua për evazion fiskal në një çështje federale që lindi kur kompania e saj pagoi për riparime në shtëpinë e saj, por pa e raportuar atë si të ardhur.

Rasti i Organizatës Trump përfshin shkelje të mundshme të ligjeve mbi taksat në shtetin e Nju Jork-ut.

“Agjencia përgjegjëse për mbledhjen e taksave (IRS) në mënyrë rutinore kërkon të identifikojë rastet e abuzimit lidhur me përfitimet e bizneseve”, thotë zoti Repetti. “Tundimi nga ana e biznesit është që të kërkojë një zbritje të taksave lidhur me shpenzimet, ndërsa përfituesi nuk i raporton ato si të ardhura”./ VOA

Etiketa: hetimorganizateshbatrump


Ju sugjerojmë

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!

9 Maj, 2025 11:35 am
Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…
Aktualitet

Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…

9 Maj, 2025 11:29 am
Dhuna në familje/ Arrestohen tre shtetas në Fier, procedohen 2 të tjerë
Aktualitet

Dhuna në familje/ Arrestohen tre shtetas në Fier, procedohen 2 të tjerë

9 Maj, 2025 11:20 am
Rama për diasporën: Keni ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit
Aktualitet

Rama për diasporën: Keni ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit

9 Maj, 2025 11:18 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Donte të kanoste një shtetas e qëlloi me armë zjarri në tokë, në kërkim 2 persona

9 Maj, 2025 11:03 am
Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën
Aktualitet

Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën

9 Maj, 2025 11:02 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

I akuzuar për trafik droge, SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

9 Maj, 2025 10:51 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngërçi institucional/ Osmani ftesë partive politike për zhbllokimin e situatës

9 Maj, 2025 10:45 am
Kosova ende pa Kuvend të ri, pas dështimit më të fundit për konstituimin e tij
Rajoni

Kosova ende pa Kuvend të ri, pas dështimit më të fundit për konstituimin e tij

9 Maj, 2025 10:40 am
Dita e Evropës, Begaj: Integrimi ynë në familjen evropiane i sigurt e i pakthyeshëm!
Aktualitet

Dita e Evropës, Begaj: Integrimi ynë në familjen evropiane i sigurt e i pakthyeshëm!

9 Maj, 2025 10:27 am
Para
EMA: Dy doza të vaksinave anti-COVID të mbrojnë nga varianti Delta

EMA: Dy doza të vaksinave anti-COVID të mbrojnë nga varianti Delta

Sergio Ramos bëhet lojtar i PSG?

Sergio Ramos bëhet lojtar i PSG?

Raporti i DASH mbi trafikun e qenieve njerëzore: Shqipërisë s’përmbush…

Raporti i DASH mbi trafikun e qenieve njerëzore: Shqipërisë s'përmbush...
















TE FUNDIT

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
9 Maj, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat foli sot lidhur me problemet që janë krijuar me zarfet...

Lexo më shumë

Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…

Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…
9 Maj, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar sot konferencën e fundit nga selia e PD-së para mbylljes së fushatës elektorale....

Lexo më shumë

Dhuna në familje/ Arrestohen tre shtetas në Fier, procedohen 2 të tjerë

Dhuna në familje/ Arrestohen tre shtetas në Fier, procedohen 2 të tjerë
9 Maj, 2025

Policia ka regjistruar pesë raste dhune në Fier brenda 24 orëve. Sipas uniformave blu bëhet me dije se në këto...

Lexo më shumë

Rama për diasporën: Keni ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit

Rama për diasporën: Keni ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje diasporës të dorëzojnë në postën përkatëse zarfet me fletët e votimit. Rama theksoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com