Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefi i EULEX-it: Banjska ka dëshmuar brishtësinë e veriut të Kosovës

2024/06/09 at 5:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shefi i EULEX-it: Banjska ka dëshmuar brishtësinë e veriut të Kosovës

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka thënë të dielën se sulmi në Banjskë të Zveçanit e ka dëshmuar brishtësinë dhe cenueshmërinë e veriut të Kosovës, dhe ka bërë thirrje për dhënie fund të tensioneve dhe krizave.


Ai i ka bërë këto deklarata në një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPress.

“Banjska e ka dëshmuar brishtësinë dhe cenueshmërinë e kësaj zone. Prandaj, kjo zonë kërkon vëmendje të veçantë. Ne jemi vigjilentë për të parandaluar çdo rikthim të mundshëm të dhunës”.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues. Kosova e konsideron Serbinë si përgjegjëse për organizim dhe kryerje të sulmit, por Beogradin mohon gjithçka. Shefi i EULEX-it ka bërë thirrje që Serbia të bëjë të pamundurën për të parandaluar përsëritjen ndonjë situate sikurse ajo në Banjskë.

“Presim prej Serbisë që të ushtrojë fuqinë që ka për të mbajtur përgjegjës ata që e kanë kryer sulmin”.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ndonëse ndaj tij është shpallur një fletarrestim ndërkombëtar, ai gjendet i lirë në Serbi.

Shefi i EULEX-it ka thënë se misioni që udhëheq, e ka rritur shkallën e vigjilencës për të mos lejuar përsëritjen e ndonjë krize dhe e di që Kosova ka përforcuar praninë dhe kapacitetet e veta përgjatë kufirit.

“Nëse diçka ndodh prapë, atëherë ajo do të nënkuptonte që me shumë mundësi, institucionet në Serbi kanë dështuar që të parandalojnë një sulm”.

Policia e Kosovës është përgjegjësja e parë për sigurinë e Kosovës, EULEX-i i dyti, ndërsa misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i treti. Barbano ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog dhe t’i zgjidhin të gjitha çështjet përmes atij kanali.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës. Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./ REL



Ju sugjerojmë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Para
Ministri Igli Hasani nis nesër vizitat në Suedi dhe Finlandë

Ministri Igli Hasani nis nesër vizitat në Suedi dhe Finlandë

Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?

Orban: Perëndimi dëshiron të mposhtë Rusinë për të hyrë në pasuritë e saj

Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Qeparo-Kuç

Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Qeparo-Kuç
















TE FUNDIT

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
19 Nëntor, 2025

Absolutisht asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesve. Këtë përgjigje u dha ish-kryeministri Sali Berisha gazetarëve pas...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të...

Lexo më shumë

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
19 Nëntor, 2025

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin çka...

Lexo më shumë

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
19 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit paraditen e së mërkurës në SPAK. Rreth orës 09:00, Berisha shkoi në SPAK për të dhë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com