Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefat e shërbimeve informative, “patate e nxehtë” në duart e qeverisë shqiptare

2017/10/30 at 2:45 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shefat e shërbimeve informative, “patate e nxehtë” në duart e qeverisë shqiptare

Visho Ajazi Lika, Shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar ka dhënë dorëheqjen vetëm pak ore më parë, ndërkohë që mediat ende nuk bëjnë me dije arsyet e këtij vendimi.

Kujtojmë se 5 vitet e Visho Ajazit në drejtimin e SHISH nuk kanë shkuar pa akuza dhe kundërakuza mes palëve politike lidhur me emrin e tij. E ndërsa kreu i SHISH ka kompetencë dhe detyrë të raportojë tek Presidenti dhe Kryeministri, ai vazhdimisht është  akuzuar se përtej kompetencave ka dekonspiruar informacione sekrete duke favorizuar Partinë Demokratike dhe veçanërisht ish-Kryeministrin Berisha, në kohën e të cilit edhe u emërua.

Nga ana tjetër, në vitin 2013 Lika u desh të raportonte në Komisionin e Sigurisë i cili ngriti edhe një proces hetimor  pas akuzave, se SHISH  kishte përgjuar në mënyrë të paligjshme disa nga deputetët më të rëndësishëm në kuvendin e asaj kohe, mes të cilëve edhe Rama, Meta, Vangjel Dule apo Saimir Tahiri, por edhe demokratët Lulzim Basha, Astrit Patozi e Sokol Olldashi.

Dorëheqja e Likës sot, nuk bën gjë tjetër veçse sjell në kujtesë një histori aspak paqësore të politikës me shërbimet sekrete, që me sa duket janë gjithmonë një “patate e nxehtë” për dyshen qeveri-presidencë, ndaj secili përpiqet t’i qaset me kujdes.

Historia pluraliste e Shërbimit Informativ nis në vitin ‘91, kur në krye të tij u vu Irakli Koçollari, i cili në fakt vinte nga një përvojë e mëparshme me sigurimin e shtetit. Ai u arrestua nën akuzën e gjenocidit,  por fitoi pafajësinë dhe lirinë mbas ngjarjeve të vitit 1997.

Bashkim Gazidede, një emër jo pak i përfolur dhe i implikuar në histori të dhunshme mori drejtimin e SHISH në vitin 1992. Njeriu i afërt i Berishës u lakua madje edhe për vrasje politike, veçanërisht  gjatë  vitit 1997, kohë kur ai u largua  pa lënë gjurmë nga Shqipëria duke kërkuar azil politik në Turqi.

Vendin e Gazidedes e zuri juristi Arben Karkini, që në fakt qëndroi vetëm disa muaj në këtë detyrë.

Në vitin 1997 në krye të shërbimeve sekrete vjen Fatos Klosi. Profesori i fizikës erdhi si një emër i ri, me një imazh krejt të ndryshëm nga ai i paraardhësve, por iku me dhunë. Pasi kishte mbijetuar një herë nga tentativa për t’u shkarkuar nga Kryeministri Majko, Klosi u largua ne vitin 2002  si pasojë e një marrëveshjeje mes Nanos dhe Berishës.
Kujtim Hysenaj ka drejtuar institucionin për një periudhë të shkurtër,  por ndarja nga jeta e ka ndërprerë aktivitetin e tij në vitin 2005.

Në këtë kohë në krye të SHISH erdhi Bari Shaqiri, i cili qëndroi në këtë detyre për një kohë më të gjatë se paraardhësit, pavarësisht se në vitin 2010, Berisha tentoi ta largojë. Shaqiri e ka lënë detyrën në vitin 2012 me firmën e presidentit Nishani. /Opinion.al

Etiketa: Bari ShaqiriFatos Klosipatate e nxehteshishvisho ajazi

Ju sugjerojmë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 4:18 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Kronikë

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë

31 Tetor, 2025 4:14 pm
Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

31 Tetor, 2025 3:21 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef

31 Tetor, 2025 3:18 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

31 Tetor, 2025 3:14 pm
Ndërron jetë Fatos Nano
Aktualitet

Ndërron jetë Fatos Nano

31 Tetor, 2025 2:43 pm
Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut
Aktualitet

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut

31 Tetor, 2025 2:21 pm
Para
Ish-kryeministri Berisha zbulon 4 arsyet pse u fiken kamerat në ngjarjen e Elbasanit

Berisha: Lidhjet e shtetit me drogën larguan kreun e SHISH

Telefonata e fundit e Adelës për të kërkuar ndihmë

Mjekja ngre dyshime për vdekjen e Adelës: Shikoni se mos dikush tjetër ka qenë shkaktar 

Ditëlindja “e vështirë” e Saimir Tahirit

Ditëlindja "e vështirë" e Saimir Tahirit

TE FUNDIT

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
31 Tetor, 2025

SPAK ka reaguar pas paraqitjes së zëvendëskryeministres njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në njoftimin e SPAK, Balluku...

Lexo më shumë

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
31 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij...

Lexo më shumë

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
31 Tetor, 2025

Erion Veliaj, ka vijuar mbrojtjen e tij në seancën në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin nga...

Lexo më shumë

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Fatos Nano është një nga figurat emblematike të politikës shqiptare pas rrëzimit të regjimit komunist. Ai e nisi karrierën nga gërmadhat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com