Delegacione të ushtrive të vendeve të NATO-s ndodhen në Tirane për një takim dy ditor për të diskutuar mbi stabilitetin dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Komiteti kryesohet nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Kurtis Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama dhe se tashmë Shqipëria është vetë NATO dhe se FA do të jenë prezent në cdo front.
Rama: Sot kur NATO e tretë ka filluar të marrë trajtë Shqipëria është vetë NATO. Shqiëpria duhet të llogarisë përfitimet por edhe përgjegjësitë.
Valët e ekstrimizmit janë faktorë të rëndësishëm që përcaktojnë edhe politikën e sigurisë dhe mbrojtjes së Shqipërisë.
Shqipëria e ka pasur politikisht të lehtë që të marrë pjesë në misionet e NATOs.
Misionet e Shqipërisë në NATO nuk kanë marrë as një votë kundër në Kuvend. Pjesëmarrja jonë nuk ka qenë një sfidë e lehtë. Në përmbushje të misioneve tona do të shoqërohet edhe me rritjet shpenzimeve.
FA do të jenë prezent në cdo rast dhe front ku ato do të jenë të thirrura. Edhe në të ardhmen ne do të japim kontributin tonë.