Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHÇBA:Polici nuk ka qenë në kushtet ligjore për të përdorur armën

2020/12/08 at 4:54 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua nga polici në Tiranë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pas hetimeve të kryera ka konstatuar se efektivi i policisë që vrau 25-vjeçarin Klodjan Rasha, ka vepruar në shkelje të ligjit, pasi nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes.


Përmes një njoftimi për mediat, SHÇBA bën me dije se gjatë hetimeve paraprake, si kqyrja e vendit të ngjarjes, si dhe nga pamjet filmike të subjekteve private pranë vendit të ngjarjes është konkluduar se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshtim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit.

Për sa më sipër, Shërbimi për Çështjet e Brendshme njofton se grupi i posaçëm hetimor, ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë Inspektor N.H., për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Njoftim për media i SHÇBA-së

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku humbi jetën një 25 vjeçar, specialistët e SHÇBA u angazhuan menjëherë së bashku me grupin hetimor të ngritur për këtë qëllim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, sqarojmë se:

Sot rreth orës 01:45, punonjësi i policisë N.H., efektiv i Patrullës së Policisë, gjatë shërbimit në rrugën “Dritan Hoxha”, ka qëlluar me armën e shërbimit shtetasin K.R., i cili ka gjetur vdekjen në spital.

Shërbimi i Policisë i përbërë nga dy punonjës, të dislokuar në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar gjatë patrullimit një shtetas, i cili sillej dhe kryente veprime të dyshimta, çka bëri shkak që Patrulla të kryente verifikimin e shtetasit.

Pas thirrjes së Policisë për të ndaluar, i riu nuk i është bindur thirrjes së efektivit dhe ka tentuar të largohet për t’i ikur policisë, e cila është vënë në ndjekje të tij nëpër rrugica.

Në ndjekje e sipër, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se shtetasi kishte me vete një send në dukje armë zjarri, çka ka bërë që Patrulla të kërkojë përforcime nga Salla Operative duke dhënë rrethanat, adresën dhe karakteristikat e personit që po ndiqnin.

Shtetasi K.R. është larguar me vrap dhe në ndjekje e sipër është përballur me punonjësin e policisë N.H., i cili pasi nuk ka arritur të kapë dhe prangosë atë, ka hapur zjarr me armën e shërbimit në drejtim të tij. Për pasojë ky shtetas është plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital.

Menjëherë pas njoftimit është formuar grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së, Policisë së Shtetit dhe i drejtuar nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka kryer veprimet e para hetimore.

Gjatë hetimeve paraprake, si kqyrja e vendit të ngjarjes ku ka gjetur vdekjen shtetasi K.R., grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, administroi pamjet filmike të subjekteve private pranë vendit të ngjarjes. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një predhë, që dyshohet se janë qitur nga arma e shërbimit të punonjësit të policisë N.H.

Nga grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e gjetur në një nga rrugicat ku ka kaluar viktima gjatë ndjekjes nga punonjësit e Policisë.

Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.

Për sa më sipër, grupi i posaçëm hetimor, ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë Inspektor N.H., për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Duke përfituar nga ky komunimim publik, shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të të ndjerit dhe garantojmë se do të bëhen të gjitha përpjekjet për zbardhjen e plotë të ngjarjes me paanshmëri dhe objektivitet./ Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
Politikë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:40 pm
Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
Politikë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

24 Shtator, 2025 6:35 pm
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më  humbur
Kryesore

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më humbur

24 Shtator, 2025 6:27 pm
Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
Kryesore

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:22 pm
SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio
Rajoni

SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio

24 Shtator, 2025 6:21 pm
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja

24 Shtator, 2025 6:19 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, nesër mblidhet Qeveria për të marrë vendim

24 Shtator, 2025 5:59 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: Kam ndalur 7 luftëra/ La Republicca: Konflikti Kosovë-Serbi i ngrirë…

24 Shtator, 2025 4:51 pm
Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
Rajoni

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

24 Shtator, 2025 3:56 pm
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
Kryesore

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

24 Shtator, 2025 3:39 pm
Para
Revista “Time”/ Shkencëtarja15-vjeçare shpallet “Fëmija i vitit”

Revista "Time"/ Shkencëtarja15-vjeçare shpallet “Fëmija i vitit”

PD: Plani i Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet ka 5 drejtime kryesore

Vrasja e Rashës/ Alibeaj: Po manipulohet ngjarja, të veproj Prokuroria

Negociatat, Varhelyi: Keqardhje që nuk mund të ecim përpara me Shqipërinë

Negociatat, Varhelyi: Keqardhje që nuk mund të ecim përpara me Shqipërinë
















TE FUNDIT

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndezur motorët për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij përpara ministrave...

Lexo më shumë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
24 Shtator, 2025

Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës. Rama...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më humbur

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më  humbur
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është shprehur se kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka gjetur mbështetjen e...

Lexo më shumë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur nga selia rozë u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com