Bota

SHBA/ Xhorxhia do të bëjë rinumërim të plotë të votave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:56 - 11/11/20 |
Opi Nion

Zyrtari i lartë zgjedhor i shtetit Xhorxhia tha të mërkurën se shteti i tij do të kryejë një rinumërim të të gjithë fletëve të votimit të hedhura në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

“Matematikisht, në të vërtetë duhet bërë një rinumërim i plotë me dorë i të gjitha fletëve të votimit, sepse diferenca është shumë e ngushtë,” tha Sekretari i Shtetit i Xhorxhias, Brad Raffensperger, në një konferencë shtypi. “Ne duam ta fillojmë këtë para se të mbarojë java,” tha ai.

Në Xhorxhia, numërimi ende nuk ka përfunduar. Në një deklaratë të mëparshme Sekretari i Shtetit i Xhorxhias tha se numërimi ka shumë gjasë të përfundojë deri të mërkurën në mbrëmje ose të enjten në mëngjes.

Është e rëndësishme të veprosh shpejt, por është më e rëndësishme ta bësh punën saktë,” tha ai. Në këtë shtet nuk ekziston rregulli i rinumërimit automatik por një kandidat mund ta kërkojë rinumërimin nëse diferenca e votave është më e vogël se 0,5 për qind./ VOA

Pas