Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, veto rezolutës për armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë

2023/12/09 at 9:15 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, veto rezolutës për armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë

Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara, të mbështetur nga shumica dërrmuese e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe shumë vende të tjera, që kërkuan një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë. Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh, rezultoi në 13 pro dhe 1 kundër, ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi.

Zëvendësambasadori amerikan, Robert Wood kritikoi këshillin pas votimit, për atë që e cilësoi dështim të tij, për të dënuar sulmet e Hamasit në Izrael dhe për të njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Ai deklaroi se ndalimi i veprimeve ushtarake do t’i mundësonte Hamasin që të vazhdojë të sundojë e “të mbjellë farën për luftën e ardhshme”, sikurse tha ai.

Shefi i Kombeve të Bashkuara dhe shumë anëtarë të Këshillit të Sigurimit, bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë, por Shtetet e Bashkuara përsëritën kundërshtimin e tyre pavarësisht një apeli të drejtpërdrejtë të diplomatëve arabë.

Ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera kryesore arabe si dhe Turqisë, ishin në Uashington të premten në një mision të rrallë të përbashkët, për t’i bërë presion administratës Biden, që të heqë dorë nga kundërshtimi i saj ndaj një armëpushimi. Të premten pasdite ata pritet të takohen dhe me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Gjatë fushatës ushtarake më shumë se dy-mujore të Izraelit janë vrarë më shumë se 17,400 njerëz në Gazë, 70% prej tyre gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur më shumë se 46,000 vetë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të territorit palestinez, e cila thotë se shumë të tjerë janë bllokuar nën rrënoja. Ministria e drejtuar nga Hamasi, nuk bën dallim mes numrit të civilëve të vdekur dhe militantëve të Hamasit.

Rezoluta u paraqit në këshill nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që kërkuan një armëpushim të menjëhershëm humanitar. Por deklarata më herët e zëvendësambasadorit amerikan në këtë këshill, Robert Wood, sinjalizoi qëndrimin kundër të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Wood kritikoi këshillin për mosdënimin e sulmit të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, gjatë të cilit militantët vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, si dhe morën më shumë se 240 persona peng. Ai tha se një armëpushim do ta linte Hamasin në krye të Gazës dhe mbi 100 persona që mbahen ende peng, në duar e grupit militant.

Asnjë qeveri nuk do të lejonte një kërcënim të tillë, pas sulmit më të rëndë ndaj një populli ndër dekada, tha zoti Wood, duke theksuar se ndalimi i veprimeve ushtarake vetëm sa do të “mbillte farën për luftën e ardhshme, sepse Hamasi nuk ka dëshirë të shohë një paqe të qëndrueshme apo një zgjidhje me dy shtete”.

“Për këtë arsye, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një paqe të qëndrueshme, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri, ne nuk mbështesim thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm”, tha zoti Wood./VOA

Etiketa: shba

Ju sugjerojmë

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Para
Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro, arrestohet zyrtari në Kosovë

Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro, arrestohet zyrtari në Kosovë

Ndryshimet klimatike në Hungari, bredhat e Krishlindjeve në rrezik

Ndryshimet klimatike në Hungari, bredhat e Krishlindjeve në rrezik

21 urdhër-arreste për trafik droge. Zbardhen emrat, një grua në arrest shtëpie

Urdhërarrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, arrestohen 4 persona

TE FUNDIT

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com