Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA vendos në Mal të Zi skuadrën me ekspertë kundër sulmeve kibernetike

2019/11/19 at 5:51 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA vendos në Mal të Zi skuadrën me ekspertë kundër sulmeve kibernetike

Një skuadër me ekspertë të sigurisë kibernetike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendosur në Malin e Zi për të hartuar një strategji për të luftuar sulmet kibernetike ruse dhe të vendeve të tjera në prag të zgjedhjeve në SHBA dhe Mal të Zi në vitin 2020.

Associated Press raporton se “Ballkani është një zonë strategjike në të cilën Rusia është përpjekur të rivendosë ndikimin e saj historik” dhe shton se “Moska ishte kundër anëtarësimit të shtetit të vogël në NATO”.

Sipas tyre, Mali i zi është zgjedhur si bazë e luftës globale kibernetike për shkak të përpjekjes për grusht shteti të Rusisë atje në vitin 2016.

Ministri i Brendshëm, Predrag Boskovic, është treguar i kujdesshëm për të mos përmendur emra në lidhje me këto sulme megjithatë ka nënvizuar se lufta kibernetike është shumë e rëndësishme për të parandaluar rikthimin e kaosit të fillimit të viteve 1990.

“Amerikanët mund të mësojnë diçka nga ne për sa i përket rreziqeve të mundshme ndaj sistemeve dhe rrjeteve të tyre, sepse Mali i Zi ishte shembulli i vërtetë i një sulmi të gjithanshëm ndaj nesh para zgjedhjeve dhe futjes në NATO”, tha Boskovic.

Ai tregon për një rast ku nëpërmjet një e-maili ishte tentuar aksesi në të dhëna të klasifikuara në rrjet.

“Kur punonjësi hapi materialin bashkëngjitur, të gjithë kompjuterët në sistem u prekën dhe hakerat mund të lexonin të gjitha të dhënat dhe komunikimet brenda rrjetit”, tha Boskovic.

Megjithatë më pak diskrete ka qenë e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Mal të Zi, Judy Kuo, e cila tha se tri media që veprojnë në tregun malazez, janë burime manipulimi, dezinformimi dhe të lidhura me qeverinë ruse.

Duke folur në një konferencë në Podgoricë ajo tha se të rinjtë dhe publiku i gjerë janë mjaft të ndjeshëm ndaj ‘fake news’ dhe llojeve të ndryshme të manipulimit nga ana e mediave.

“Kush është burimi i këtij informacioni për publikun malazezë? Mund të përmend disa kontribues kryesorë: ‘Sputnik’, i cili është direkt nën qeverinë ruse, portale në internet si ‘IN4S’ dhe ‘Borba’ të cilat janë të lidhura ngushtë me direktivat që vijnë nga Kremlini. Këto portale dhe disa ‘shtëpi mediale’ rajonale dhe lokale – nuk mendoj në ato që janë me të vërtetë media – janë mjaft aktive dhe shumë të koordinuara. Këto fushata kanë për qëllim të joshin publikun, të krijojnë rrëmujë dhe të krijojnë probleme në shoqëri dhe midis vendeve”, deklaroi ajo.

Diplomatja amerikane përmendi shembullin, kur mediat “me qëllim prezantuan histori të sajuara për krijimin e bazave të NATO-s në Mal të Zi duke pretenduar se Mali i Zi mori pajisjet ushtarake për t’i përdorur kundër Serbisë dhe Rusisë”.

“Sipas nesh, qëllimi i publikimit të gënjeshtrave të tilla, është të krijohet një klimë anti-NATO në Mal të Zi dhe ndasi mes njerëzve. Kjo është vetëm njëra anë e perspektivës së një fushate mirë të koordinuar, të udhëhequr nga Rusia, e cila gjithashtu përfshin mashtrimet kibernetike”, tha diplomatja Kuo. /Opinion.al

Etiketa: mali i zishbasulme kibernetike

Ju sugjerojmë

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

3 Shkurt, 2026 4:12 pm
Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
Bota

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

3 Shkurt, 2026 4:01 pm
Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë
Aktualitet

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë

3 Shkurt, 2026 2:53 pm
Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it
Bota

Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it

3 Shkurt, 2026 2:50 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

“SHBA, e përgatitur të ndërmarrë veprime kundër Iranit”

3 Shkurt, 2026 2:47 pm
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale
Bota

Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale

3 Shkurt, 2026 2:12 pm
Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje
Politikë

Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje

3 Shkurt, 2026 12:55 pm
“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut
Politikë

“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut

3 Shkurt, 2026 12:53 pm
Balla i përgjigjet kreut të PD: Je non grata nga SHBA dhe na bën si i ndershëm
Kryesore

Balla i përgjigjet kreut të PD: Je non grata nga SHBA dhe na bën si i ndershëm

3 Shkurt, 2026 12:52 pm
Para
Në fundjavë një pjesë e Tiranës pa drita

Dy ditë me kufizim energjie, ja cilat lagje preken në Tiranë

613 kg kokainë/ Çfarë vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda për Arbër Çekajn

613 kg kokainë/Çekaj: Shteti nuk guxon të prekë grupin e vërtetë kriminal

Furgoni përplas për vdekje 65-vjeçaren në aksin Fushë Krujë-Thumanë

Furgoni përplas për vdekje 65-vjeçaren në aksin Fushë Krujë-Thumanë

TE FUNDIT

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
3 Shkurt, 2026

Shumë shqetësim ka ngjallur një zhvillim i fundit i Inteligjencës Artificiale dhe që ndodhi gjatë krijimit të një rrjeti social...

Lexo më shumë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
3 Shkurt, 2026

33 masa sigurie janë firmosur nga Prokuroria në kuadër të hetimeve për mbetet e rrezikshme të lidhura me kompaninë Kurum....

Lexo më shumë

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
3 Shkurt, 2026

Rusia do të përgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sisteme armësh në Groenlandë. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov,...

Lexo më shumë

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë
3 Shkurt, 2026

Prej më shumë se dy javësh banorët e fshatit Tërovë në Maliq përballen me një situatë të pazakontë që lidhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com