Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA urdhëroi mbylljen e konsullatës, kërcënon Kina

2020/07/23 at 5:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA urdhëroi mbylljen e konsullatës, kërcënon Kina

Kina kërcënoi se do të kundërpërgjigjet pasi Shtetet e Bashkuara urdhëruan mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston, Teksas, duke e akuzuar Pekinin për veprimtari masive të paligjshme spiunazhi dhe vjedhje të pronësisë intelektuale amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, njofton për këtë përshkallëzim dramatik të tensioneve mes dy vendeve.

Konsullatës kineze në Hjuston iu dhanë 72 orë për t’u mbyllur.

Urdhri amerikan u bë i ditur ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po vizitonte Danimarkën, ku u pyet se çfarë e shkaktoi këtë veprim.

“Kemi folur realisht për këtë. Nuk është vetëm pronësia intelektuale amerikane që është vjedhur, por gjithashtu edhe pronësia intelektuale evropiane, duke kushtuar qindra mijëra vende pune, punë të mira për njerëz punëtorë në të gjithë Evropën dhe Amerikën, të vjedhura nga Partia Komuniste Kineze“, tha Sekretari Pompeo.

Sekretari Pompeo tha se vjedhja ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe se Kina do të mbajë përgjegjësi.

“Presidenti Trump ka thënë ‘mjaft më’. Ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë të ndodhë …“, tha Sekretari Pompeo.

Ndërkohë, Kina u përgjigj me menjëherë.

“Kina e dënon me forcë dhe i kërkon palës amerikane që të tërheqë vendimin e gabuar, përndryshe Kina do të marrë përfundimisht një përgjigje të nevojshme dhe të ligjshme“, tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Disa ekspertë thonë se ata nuk presin një ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike, por se presin që Kina të përgjigjet me të njëjtën monedhë.

“Mendoj se konsullata amerikane në Wuhan është udhëzuar të mbyllet. Do të jetë interesante të shihet se sa kohë kinezët i japin amerikanëve. Ne me sa duket i dhamë Pekinit rreth 72 orë”, thotë Dean Cheng, nga Fondacioni “Heritage”.

Ndërsa u përhap lajmi për mbylljen, pamjet filmike treguan zjarre brenda konsullatës kineze në Hjuston, me sa duket një përpjekje nga punonjësit për të shkatërruar me shpejtësi dokumentet.

Senatori republikan Marco Rubio tha se mbyllja e konsullatës kineze në Hjuston është e nevojshme, duke e quajtur objektin një nyje qendrore të rrjetit të gjerë të spiunazhit kinez në Shtetet e Bashkuara.

Senatori demokrat Bob Menendez tha se ai dëshiron të kuptojë më mirë konsideratat taktike dhe strategjinë pas vendimit të administratës Trump.

Ndërsa Presidenti Trump shpesh ka lavdëruar Presidentin Kinez Xi Jinping, tensionet midis dy vendeve janë rritur në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe masat e sigurisë nga Kina për protestat në Hong Kong./ VOA

Ju sugjerojmë

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

23 Shtator, 2025 10:55 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
Bota

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

23 Shtator, 2025 10:04 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: NATO duhet t’i rrëzojnë avionët rusë nëse shkelin hapësirën ajrore

23 Shtator, 2025 9:34 pm
VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin
Bota

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin

23 Shtator, 2025 8:56 pm
Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025 7:44 pm
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
Bota

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

23 Shtator, 2025 6:16 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Para
Vetitë kuruese të kombinimit të çokollatës së zezë dhe bajameve

Ushqime të shijshme që na ndihmojnë të biem në peshë

Opozita jashtëparlamentare reagon për marrëveshjen: Plan diabolik

Miratimi i marrëveshjes së “5 qershorit”, reagon opozita e bashkuar

Mbyllja e klubeve/ Ermal Fejzullahu: Turp të ankohen artistët për lekë

Mbyllja e klubeve/ Ermal Fejzullahu: Turp të ankohen artistët për lekë

TE FUNDIT

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
23 Shtator, 2025

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
23 Shtator, 2025

Analisti Enton Abilekaj thotë se shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim politik i PS. Në emisionin “Opinion”, Abilekaj i...

Lexo më shumë

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
23 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
23 Shtator, 2025

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com