Bota

SHBA/ U vra nga policia, George Floyd ishte i infektuar me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:59 - 04/06/20 |
Opi Nion

SHBA vijon të përballet me protesta të dhunshme që pas vrasjes nga policia të George Floyd. Ndërkohë, autopsia vërtetoi se Floyd vdiq nga asfiksia, pasi një nga efektivët e policisë i vendosi gjurin në qafë për tetë minuta, gjë e cila rezultoi fatale për afrikano-amerikanin.

Ndërkohë, bëhet me dije se Floyd ishte pozitiv me koronavirus në një test të marrë pas vdekjes së tij, sipas raportit të ri të autopsisë së Qarkut Hennepin.

Raporti pas vdekjes thotë se rezultoi “pozitive për ARN-në 2019-nCoV”, duke përdorur një term tjetër për llojin e koronavirusit që shkakton Covid-19.

Shefi ekzaminues mjekësor Dr. Andreë Baker tha se lloji i testit i kryer për obduksionin, i quajtur PCR, mund të tregojë një rezultat pozitiv “për javë të tëra pas fillimit dhe zgjidhjes së sëmundjes klinike.”

Si rezultat, tha Baker, “rezultati i autopsisë ka shumë të ngjarë të reflektojë pozitivitetin asimptomatik, por të vazhdueshëm PCR nga infeksioni i mëparshëm”, do të thotë se virusi nuk luajti ndonjë rol të njohur në vdekjen e Floyd dhe ai nuk ka gjasa të ketë qenë ngjitëse./ Opinion.al

Pas