Bota

SHBA u dha ukrainasve koordinatat e “Moska-s”? Ja çfarë thotë Pentagoni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:31 - 06/05/22 |
Opi Nion

Pentagoni mohoi lajmet se i ka treguar Ukrainës vendndodhjen e anijes ruse “Moskva”.

“Ne nuk i kemi dhënë Ukrainës informacione specifike për shënjestrimin e anijes ruse”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë të enjten mbrëma.

“Ne nuk ishim të përfshirë në vendimin e ukrainasve për të goditur anijen ose në operacionin që ata kryen. Ne nuk kishim njohuri paraprake për qëllimin e Ukrainës për të shënjestruar anijen.”

Ukraina pretendoi se e kishte goditur anijen ruse “Moskva” me dy raketa Neptun në mes të prillit.

Anija më pas u mbyt ndërsa po tërhiqej në port për riparime. Ndwrsa pala ruse tha se dëmtimi i anijes ishte rezultat i shpërthimit të municioneve.

“Ukrainasit kanë aftësitë e tyre të inteligjencës për të gjurmuar dhe synuar anijet detare ruse, siç bënë në këtë rast”, shtoi Kirby.

Pas