Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA tërhiqet nga traktati i forcave bërthamore, fajëson Rusinë

2019/08/02 at 3:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA tërhiqet nga traktati i forcave bërthamore, fajëson Rusinë

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën ditën e sotme nga traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi pasi Moska refuzoi të shkatërrojë raketat e reja të prodhuara prej saj, për të cilat NATO-ja thotë se shkelin paktin.

“Rusia nuk arriti t’i rikthehej pajtueshmërisë së plotë e të verifikueshme përmes shkatërrimit të sistemit të ri të raketave që nisen nga toka (SSC-8 ose 9M729), me rreze të mesme veprimi. Përgjegjësia për prishjen e traktatit është vetëm e Rusisë. Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë palë e një traktati që është shkelur qëllimisht nga Rusia. Mosrespektimi nga Moska e kushteve të këtij pakti rrezikon interesat kryesore të SHBA-së pasi prodhimi dhe dislokimi i një sistemi raketash që shkel traktatin, paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë” tha në një deklaratë sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Gjatë deklaratës së tij zoti Pompeo i bëri thirrje Rusisë dhe Kinës t’i bashkohen mundësisë për të dhënë rezultate reale në fushën e sigurisë për vendet e tyre dhe për të gjithë botën.

Prej muajsh të tërë zyrtarët amerikanë kanë shprehur pakënaqësinë mbi faktin se Rusia nuk i ka dëgjuar thirrjet e zyrtarëve në Uashington dhe në Evropë për t’i dhënë fund shkeljes së traktatit.

Nga ana tjetër zyrtarët rusë pretendojnë se ata i kanë respektuar rreptësisht kushtet e traktatit dhe nuk kanë lejuar shkelje. Sidoqoftë një muaj më parë Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin që pezullonte pjesëmarrjen e vendit të tij në traktat, pesë muaj pasi administrata Trump ndërmori një hap të ngjashëm.

Pakti ka qenë një shtyllë për sigurinë evropiane për më shumë se 30 vjet. Ai ndalon prodhimin dhe dislokimin e raketave bërthamore me rreze veprimi prej 500 në 5,500 kilometra. Udhëheqësit evropianë, duke iu frikësuar një gare të re armatimi me prishjen e traktatit, i kanë bërë thirrje Uashingtonit dhe Moskës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në përpjekje për ta ruajtur atë.

Marrëveshja e vitit 1987 u nënshkrua nga Presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev. Falë saj, dy vendet u angazhuan të eleminojnë arsenalin e raketave me rreze të mesme veprimi./Opinion.al

Etiketa: forcarusishba

Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Para
“Nëse Kushtetuesja rrëzon dekretin për 30 Qershorin, vendimi i pavlefshëm”

Meta dekreton shkarkimin e Komandantit të Forcave Detare

Alves rikthehet në Brazil, do të luaj me skuadrën e fëmijërisë

Alves rikthehet në Brazil, do të luaj me skuadrën e fëmijërisë

Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kinë

Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kinë

TE FUNDIT

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
12 Tetor, 2025

Në udhëtimin drejt Tiranes, skuadra kuq e zi ka vijuar festën edhe në avion, ku shihen duke kënduar këngën e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com