Të shtëna me armë zjari në një restorant në Brooklyn, New York, ku raportohet për tre viktima edhe për 8 persona që mbetën të plagosur. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia lokale.
Siç raportojnë mediat ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në zonën Crown Heights, ndërsa policia po kërkon disa të dyshuar që mund të kenë qenë autorë të të shtënave.
Dy nga të vrarët sipas policisë janë të moshës 27 dhe 35 vjeç, ndërkohë që mosha e personit të tretë nuk është konfirmuar ende.
Tetë personat e plagosur, pesë burra dhe tre gra, me moshë midis 27 dhe 61 vjeç, u transportuan me urgjencë në spitalet lokale, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.
Autoritet po punojne per zbardhjen e rrethnava te incidentit.